Ali Ahmeti takoi Ambasadorin Geer: Skenare për destabilizim krijon qeveria për të fajësuar të tjerë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti takoi ambasadorin e Bashkimit Europian në Shkup, David Geer, përcjell TV21. Gjatë këtij takimi, u diskutua për Marrëveshjen e Ohrit ku Ahmeti elaboroi mbi draft platformën për legjitimitet të përgatitur nga autori i Marrëveshjes së Ohrit Paul Williams dhe PILPG.

“Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë, Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shkup, David Geer.

Bashkëbiseduesit këmbyen mendime rreth Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës dhe të fqinjësisë së mirë me Bulgarinë, integrimin europian, reformat në përputhje me pritjet e BE, legjitimitetin zgjedhor, etj.

Kryetari Ahmeti elaboroi mbi draft platformën për legjitimitet të përgaditur nga autori i Marrëveshjes së Ohrit Paul Williams dhe PILPG, mendimet e ekspertëve vendor dhe për hapat që do ti ndërmerr BDI dhe Fronti Europian në mbrojtje të legjitimitetit.

Z. Ahmeti gjithashtu foli për paralajmërimet tendencioze të Kryeministrit Mickovski për destabilizim duke shfaqur shqetësim për inskenime të qëllimshme qeveritare për fajësim të të tjerëve me qëllim të defokusimit të opinionit nga dështimet e qeverisë.

BDI është përkushtuar për stabilitet, siguri, paqe, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe integrim europian dhe refuzon çdo tentativë inskenuese politike për destabilizim.

Gjithashtu, mbetemi partner më i përkushtuar i Bashkimit Europian dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një Maqedoni të veriut partnere dhe anëtare të NATO dhe BE”, thuhet në kumteësn e BDI.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu