Ali Ahmeti në vizitë tek Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Sot, gjatë vizitës sime në Prishtinë, pata kënaqësinë të pritem nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, me të cilën zhvilluam një takim të ngrohtë dhe substancial. Diskutuam për zhvillimet politike në vendet tona, sfidat rajonale dhe rëndësinë jetike të bashkëpunimit të ngushtë në funksion të paqes, stabilitetit dhe integrimit euroatlantik.

Shpreha mirënjohjen time për mikpritjen e Presidentes Osmani dhe vlerësova lart rolin e saj udhëheqës në përfaqësimin me dinjitet të Kosovës në skenën ndërkombëtare. Njëkohësisht, shpreh mbështetjen për procesin zgjedhor dhe krijimin sa më të shpejtë të institucioneve në shërbim të qytetarëve.

Në këtë kontekst, nënvizova shqetësimin tim të thellë për përkeqësimin serioz të situatës politike dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut, ku shqiptarët janë vënë në shënjestër nga një bosht hibrid politik-oligarkik me bazë supremaciste etnike dhe me një përfaqësim të inxhinieruar politik. Shqiptarët sot po përballen me një ofensivë të rrezikshme që ka për synim zhbërjen e shtyllave të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.

Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një instrument partiak, që po anulon themelet e barazisë – si përdorimi i gjuhës shqipe dhe mekanizmat mbrojtës si balancuesi dhe badenteri. Kjo përbën një shkelje flagrante të barazisë ndëretnike dhe rrezikon themelet e bashkëjetesës që kemi ndërtuar me shumë mund dhe sakrificë.

Gjithashtu, theksova se dosja evropiane është lënë pas dore, duke devijuar nga rruga e integrimit dhe vlerave të përbashkëta. Për herë të parë, ide të rrezikshme që vënë në pikëpyetje karakterin shumetnik dhe unitar të shtetit, ashtu siç parashihet në Marrëveshjen e Ohrit, po gjejnë vend në diskursin politik publik.

Këto zhvillime kërkojnë vigjilencë, unitet dhe veprim të koordinuar për të mbrojtur të arriturat tona historike dhe për të garantuar të ardhmen evropiane të qytetarëve tanë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiq: Nuk arritët vitin e kaluar të më rrëzonit nga pushteti, unë nuk jam Sllobodan Millosheviç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një video postim në Instagram dërgoi një mesazh duke theksuar se, siç thotë ai, “Liria është gjëja më...

Këshilli i Prokurorëve Publikë do të hap procedurë pas deklaratave “mediokre” të Mickoskit ndaj Ristoskës

Këshilli i Prokurorëve Publikë hap një procedurë pas raportimit të prokurores Lençe Ristoska për kryeministrin Hristijan Mickoski, pasi ai e quajti publikisht atë “mediokre”...

QMK: Tetova përballet me rrëshqitje dheu, në Kërçovë janë evakuuar 120 persona

Për shkak të përmbytjeve që kanë goditur pjesë të vendit si pasojë e reshjeve të shiut, në Koçan dhe Ohër po ndërhyhet me mekanizëm...

Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti në të gjithë vendin

BOTË Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti në të gjithë vendin 09/01/2026 Irani u përfshi të enjten në mbrëmje nga një ndërprerje...

Vërshimet në veri: Mbyllet një urë shkaku i dëmtimeve – evakuohen katër familje që iu përmbytën shtëpitë

Policia e Kosovës ka dalë me përditësim lidhur me situatën në veri të vendit, pas vërshimeve që u shkaktuan si pasojë e reshjeve të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu