​Albin Kurti sot pritet të paraqitet në Prokurorinë Speciale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ftuar në Prokurorinë Speciale të paraqitet sot në orën 09:30 në cilësinë e dëshmitarit.

Ndonëse vetë kryeministri Kurti nuk e ka komentuar këtë thirrje, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025.

“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, kishte shkruar Kryeziu në rrjetin social “Facebook”./21Media

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Autostrada Ohër-Kërçovë: 57 km rrugë, 37 km të hapur, Mickoski pret shiritin e tretë – dhe numërimi vazhdon!

Sot mora pjesë në lëshimin në përdorim të një segmenti të autostradës Kërçovë–Ohër, kjo është një dëshmi e fortë se Maqedonia po ecën përpara,...

Luana Vjollca ndez dyshimet për ribashkim me Krenar Çoçajn

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Luana Vjollca ka festuar ditëlindjen me një atmosferë familjare, pranë motrave dhe nënës së saj. Ajo ndau në rrjete...

Ish-policit Arbnor Spahiu i vazhdohet paraburgimi edhe për tre muaj në Serbi – familja kërkon ndihmë financiare

Serbia i ka caktuar edhe tre muaj paraburgim ish-policit të Njësisë Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiut. Bashkëshortja e tij, Arieta Spahiu e cila e kishte...

Përplasje në VLEN, Arben Fetahu kërkon nga Azir Aliu ta “shajë” Ali Ahmetin, ai nuk pranon?!

Nuk bëhen rahat në VLEN, portali TS ka mësuar nga burime të besueshme brenda VLEN-it se ka një përplasje të madhe mes Arben Fetahut...

Lëvizja Arbëria drejt finalizimit të marrëveshjes me VLEN-in për zgjedhjet lokale

Lëvizja Arbëria po hyn në fazën përmbyllëse të arritjes së një marrëveshjeje bashkëpunimi me koalicionin VLEN për zgjedhjet lokale të tetorit. Ky hap është fryt...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu