Akuzon burrin se e tradhtoi me dy familjare, shqiptarja para se të vetëvritej: S’ke pse rron më, hap arkivolin tim hajde me mua

Në rrëfimin e shqiptares që vrau veten në Greqi, detaje të tjera tronditëse dalin në pah.
Ajo përmend dy gra, me të cilat e ka tradhtuar bashkëshorti, të cilat dyshohet se janë dy të afërme të saj Lona dhe Mira, në letrën publike drejtuar djalit të saj, përmend edhe vëllanë, të cilit i kërkon falje.
“Klodi vëlla, ma bëj hallall, e vërtetë për sherrin që kemi bërë bashkë, më fal, më fal. Maskarain e kam patur në shtëpi, e vërtetë që ka shkruajtur me gruan tënde, maskarai, k*rvari k*rvar do vdesi. Nuk e dija se kisha k*rvarin në shtëpi. Ma bëni hallall vëllezër, motra, ky është Ilir Pali, pikën e hajrit mos e bëftë, ardhtë sa më shpejt te unë Kadri, Pali mori 3 gra po nuk ishin të zonjat t’ia merrnin hakun, kështu e duan këta lloj njerëzish. Kadri Pali çdo 2 shkurt paç arkivol në shtëpi, haram e paçi hysmetin tim ”, shkruan Fatbardha.

Ajo i thotë djalit të saj se i ka lënë 500 euro, ndërsa i kërkon të ikë në Shqipëri, të krijojë atje një familje dhe t’i vendosë vajzës emrin e saj.
“Xhulio bëhu i zoti i vetes bir. Mami për ty edhe në varr do i lutet Zotit, ma bëj hallall o bir. Të ka lënë mami 500 euro te dollapi te xhupi blu i Xhoit nënës. Xhoi e do nënën shumë thoshte o bir i nënës, ika po do ju shikoj nga larg, o Xhoi i nënës, o bir nëna Bardhën e mashtroi gjysh Iliri. O bir kur të rritesh do i dëgjosh nga të tjerët. Bir nëne shoi, të bëftë Zoti miz, bletë, o Bir. Sa të ikësh në Shqipëri te shtëpiat, të të lija ndonjë lek ty. Punova me plagë në mez e në zemër, o bir i mamit, asnjë veprim të keq mos bëj bir i mamit, merr familjen ik në Shqipëri, bën një gocë vëri emrin tim o bir, të më kujtosh. Mos më harro i bir, burrneshë vdiqa po më mbaron bateria e telefonit biri i mamit, shumë kam për të të thënë, nuk mundem më o bir i mamit. Xhulio kam pirë raki o bir, ndryshe nuk e përballoja dot litarin, ikjen nga ti o bir”, thotë Fatbardha.
“Palit hiqi vizën bir, ta mbaj Lona me Mirën dhe shoqet e Lonës dhe Kadriu , pikë hajri mos bëfshin o zot. Në shtëpi në Durrës mos e prano, amanet i patretur bir e mora Ilirin telefon në mëngjes i thash Xhulio nuk ka punë, bëni ça të doni më tha, nuk më intereson. Ai nuk është burrë është mostër, është k*urvar shqeto. Po jo te unë se unë ja ha lalën, boll durova shumë vite, vish fustanin Ilir Pali ose hap arkivolin tim hajde me mua. S’ke pse rron më, kjo ishte burrnia jote, veç burrë nuk ke qenë. Xhulio bëhu burrë bir. Të do mami shumë. Iliri më tha hajde bëjmë se*ks sikur je dashnore, i thash kush Mira apo i thash a u kënaqe. Jo më tha se*s që bën Lona dhe Mira ti se ke bërë kurrë në jetën tënde, se bën kurrë. Ok i thash merr ato. Xhulio bir, plaga e kurrizit u mbyll, mos ki merak, po e zemrës jo, plagë jam.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu