Akuzohet për ngacmim seksual, më në fund pezullohet nga detyra Xhevat Krasniqi

Rektorati i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim për pezullimin e profesorit të Fakultetit të Mjekësisë, Xhevat Krasniqi, i cili akuzohet nga disa studente për ngacmim seksual.

“Mbi bazën e vendimit të Këshillit të Etikës dhe me rekomandimit drejtuar Rektoratit, Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të prof. Xh.K. me efekt të menjëhershëm, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë së shtetit”, thuhet në vendimin e Rektoratit.

Këshilli i Etikës ka thënë tutje se refuzon sulmet nga persona brenda dhe jashtë UP-së, duke kërkuar “përmbajtje dhe rezervim nga çfarëdo ndërhyrje dhe sulmi ndaj UP-së, sidomos nga vetë anëtarët e stafit”.

Krasniqi u akuzua nga 27 studentë për ngacmim seksual. Lëvizja Feministe Studentore për disa ditë rresht protestoi para rektoratit të Universitetit. Aktivistët kërkuan shkarkimin e pedagogut, duke cituar fjalët, që sipas tyre ka thënë profesori “Unë jam i drejtë në vlerësim, e kështu jam i drejtë, kur dush të bëj masazh”.

Një nga studentet tregoi në protestën e një ditë më parë para Këshillit të Etikës të Universitetit të Prishtinës momentin kur Krasniqi i kishte ofruar masazh.

lajmet e fundit

Serbia është gati të finalizojë një marrëveshje prej 3 miliard!

Serbia është gati të finalizojë një marrëveshje prej 3 miliardë eurosh për të blerë një duzinë avionësh Dassault Rafale në muajt e ardhshëm. Nëse...

Një grua dogji Kuranin në Suedi

Në Malmo të Suedisë, Kuranit iu vu zjarri sërish. Një grua që mbante një kryq në dorë dogji librin e shenjtë të myslimanëve dhe...

Ahmeti: Unë dhe VLEN kemi marrëveshje që nuk bëhemi pjesë e asnjë qeverie joeuropiane!

Në një deklaratë të dhënë gjatë emisionit “Debat Plus” në Klan Maqedonia, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka bërë të ditur...

Kovaçevski: Mbështetja për VMRO-DPMNE-në nënkupton kthim në të kaluarën

LSDM-ja pranoi ndëshkimin nga qytetarët në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe di të mësojë nga gabimet e veta dhe nuk do t’i...

Agon Zhinipotoku: Studenti i mjekësisë me notë 9,5 jeton me pridërit në shtëpi 30 metra katror

Studenti i mjekësisë me notën mesatare 9,5, jeton këtu me prindërit në 30 metra katror🥲 Sot, vizituam familje që na kanë shkruar dikush tjetër që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu