Ahmeti për ndërhyrjet e Kurtit në zgjedhje: S’është e mirë, sepse Kosovës i duhen miq e në veçanti shtetet fqinje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se ndërhyrjet e spektrit politik të Kosovës në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, nuk janë të mira, sidomos në proceset euroatlantike që po kalon Kosova.

Kreu i BDI-së, duke folur për ndërhyrjet e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhje në Maqedoni të Veriut, thekson se ky fakt nuk ndikon në raportet me Kosovën por që kërkon që “të mos lihet një hije e keqe tek popullata në Maqedoni të Veriut”. Sipas Ahmetit, Kosova duhet t’i ketë miq fqinjët dhe se ndërhyrje të tilla nuk ka pasur asnjëherë.

“Së pari, sa i takon marrëdhënieve Kosovë-Maqedoni e Veriut, ka ndodh ndërhyrje që i bëhet nga këtu, nuk është e mirë sepse Kosovës i duhen miq, në veçanti shtetet fqinje. Fqinjët duhet t’i ketë aleat për proceset e rëndësishme. Maqedonia e Veriut vend anëtare në NATO, është në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është në të gjitha institucionet ndërkombëtare, kurse Kosova sigurisht që është e pikë e dobët, duke filluar nga unë. Këto raporte që ju i theksoni fare nuk do të ndikojnë në raportet ndërshtetërore Kosovë-Maqedoni e Veriut, por e mira është që të mos lihet një hije e keqe tek njerëzit, tek popullata në Maqedoni, sepse asnjëherë nuk ka ndërhyrë as Kosova e as Maqedonia nëpër fushata”, thotë Ahmeti.

Ahmeti thotë se raste të tilla nuk kanë ndodhur asnjëherë, madje as nga Shqipëria. Ndonëse kjo çështje thotë se nuk ka ndikuar në përçarje, Ahmeti thekson se nuk është pritur as me admirim.

“As unë nuk jam involvuar asnjëherë në Kosovë, pavarësisht se unë të gjithë i kam bashkëluftëtarët të angazhuar në partitë politike por asnjë raund nuk kam mbajt anë. As Shqipëria nuk ka mbajt anë në Maqedoni por kjo varet edhe prej qëndrimeve të njerëzve, prej qëndrimeve të drejtueseve. Nuk do të ketë ndonjë pasojë apo diçka e tillë në Maqedoni. Nuk ka ndikuar në përçarje por nuk pritet me admirim kjo ndërhyrje”, u shpreh Ahmeti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Zemra e Shkupit rrahu kuqezi” – Falënderim nga Ambasadori Meidani për Shvercerat

Shkup, 8 Qershor 2025 – Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë...

“Brezi pandemik”, BBC: Si Covid-19 ka lënë një gjurmë afatgjatë tek fëmijët

BRITANI- Stresi dhe izolimi i pandemisë ka lënë plagë sociale dhe emocionale që tashmë po shihen tek fëmijët, por shkencëtarët parashikojnë gjithashtu se mund...

Rritja e temperaturave, ISHP me rekomandime: Mos dilni jashtë pa nevojë

Me rritjen e temperaturave në vend, Instituti i Shëndetit publik ka dalë sot me rekomandime, duke bërë thirrje që të respektohen masat e mbrojtjes...

15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president në Kolumbi

Senatori konservator Miguel Uribe, kandidat për president në Kolumbi në zgjedhjet e majit 2026, u plagos të shtunën në Bogota gjatë një tubimi elektoral...

VLEN: Bujqësia në rritje falë neve, thirrje publike për subvencionim të traktorëve!

VLEN vazhdon me përkushtim të fuqishëm qëndrimin tonë të palëkundur: Bujqësia dhe bujqit janë themeli i zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë së vendit! Në një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu