Ahmeti: Paralajmërime tendencioze të Mickovskit me qëllim defokusimin nga dështimet e Qeverisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti takoi ambasadorin e Bashkimit Europian në Shkup, David Geer. Gjatë këtij takimi, u diskutua për Marrëveshjen e Ohrit ku Ahmeti elaboroi mbi Draft-platformën për legjitimitet të përgatitur nga autori i Marrëveshjes së Ohrit, Paul Williams dhe PILPG.

“Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë, Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shkup, David Geer. Bashkëbiseduesit këmbyen mendime rreth Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës dhe të fqinjësisë së mirë me Bulgarinë, integrimin europian, reformat në përputhje me pritjet e BE, legjitimitetin zgjedhor, etj”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Kryetari Ahmeti, thuhet më tej në njoftim, elaboroi mbi Draft-platformën për legjitimitet të përgaditur nga autori i Marrëveshjes së Ohrit, Paul Williams dhe PILPG, mendimet e ekspertëve vendor dhe për hapat që do ti ndërmerr BDI dhe Fronti Europian në mbrojtje të legjitimitetit.

“Ahmeti gjithashtu foli për paralajmërimet tendencioze të Kryeministrit Mickovski për destabilizim duke shfaqur shqetësim për inskenime të qëllimshme qeveritare për fajësim të të tjerëve me qëllim të defokusimit të opinionit nga dështimet e qeverisë. BDI është përkushtuar për stabilitet, siguri, paqe, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe integrim europian dhe refuzon çdo tentativë inskenuese politike për destabilizim. Gjithashtu, mbetemi partner më i përkushtuar i Bashkimit Europian dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një Maqedoni të veriut partnere dhe anëtare të NATO dhe BE”, thuhet në njoftimin e BDI.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

Qytetarët kritikojnë rritjen e çmimit të rrymës, shqetësime për faturat e larta

Qytetarët reagojnë me shqetësim ndaj rritjes së çmimit të rrymës. Disa shprehin frikë për faturat e larta dhe vështirësi në ngrohje, të tjerët kritikojnë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu