Ahmeti-Mickoskit: Me zagarë nuk dilet në gjah për shqiponja

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), mbajti sonte në Shkup konventën promovuese, me ç’rast fjalim rasti patën të gjithë liderët e koalicionit.

Ali Ahmeti tha se qeveria aktuale po prek në Marrëveshjen e Ohrit, teksa pati porosi edhe për kryeministrin Hristijan Mickoski.

“Kjo qeveri bashkë me hyzmeqarë dhe vazalë tentuan të prekin e ta rrënojnë Marrëveshjen e Ohrit. Duke prekur gjuhën shqipe, duke hequr balancuesin etj. Marrëveshja e Ohrit duhet respektuar nga të gjithë. Mickoski don me dal trim mbi trima, Hristijani me argatët e tij, me gabimet e një pas njëshme, vetëm se i mobilizon shqiptarët. Ne nuk hedhim gurin e ta fshehim dorën, sepse na akuzuan nga qeveria se po ndezim zjarre, se duam të djegim xhamia, se duam të vrasim njërin nga kandidatët e tyre, këto janë shpifje të tmerrshme! Mickoski përballe ka kuadro dhe ekipe mirë të specializuara në të gjitha fushat, sepse secili kandidat i joni është më i mirë se tjetri. Hristijan, me zagarë në gjueti dilet për lepuj e jo për shqiponja. Shqiponjat fluturojnë lartë, zagarët ruaj për lepuj”, tha Ahmeti.

Skender Rexhepi – Zejdi tha se shqiptarët ashtu siç nuk duruan qeverinë anti-shqiptare të vitit 2008, nuk e durojnë as qeverinë aktuale OBRM-PDUKM-VLEN.

“Në momente të duhura shqiptarët kanë ditur gjithmonë të bashkohen. Këto zgjedhje janë jo vetëm zgjedhje lokale por referendum për rrëzimin e qeverisë anti-shqiptare OBRM-PDUKM-VLEN. Në 2008-tën shqiptarët e flakën qeverinë servile të PDSH-së ndaj OBRM-PDUKM-së, e sot do ta sjellin ndryshimin ne”, tha Rexhepi.

Arben Taravari tha se pas 19 tetorit, VLEN do të shkrihet në OBRM-PDUKM.

“Kemi kandidatura me njerëz të ri, kemi poashtu edhe njerëz që kanë treguar rezultate ndër vite dhe padyshim që meritojnë edhe një mandate. Jemi bërë bashkë sepse brenga kryesorja e imja është rruga europiane e Maqedonisë. Shqipëria vazhdon tutje, Mali i Zi gjithashtu, ndërsa ne ngecëm. Më 19 tetor faturën e fitores do të ja çojmë z.Mickoskit. Disa nga VLEN-I do të shkrihen në OBRM-PDUKM e disa prej tyre do të duan të bashkohen edhe me ne”, u shpreh Taravari.

Ziadin Sela tha se shqiptarët nuk lejojnë që të drejtat e tyre të merren, sepse të njejtat u fituan me luftë dhe sakrificë.

“Të shenjta i kemi malet, historinë por më të shtrenjtë I kemi të vegjlit tanë. Mendojmë dhe punojmë për të ardhmen e tyre, ndaj ne nuk e durojmë diskriminimin, nuk lejojmë përbuzjen dhe të bëhemi vasal. Jemi bërë bashkë të mbrojmë dinjitetin dhe krenarinë tonë. U munduan të na e marrin gjuhën, të na fshijnë edhe diasporën dhe po e fshijnë vasalët edhe numrin e këshilltarëve nga listat, por nuk do të ja arrijnë sepse të gjitha ato u arritën me gjak dhe mund”, tha Sela.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çfarë fshihet në OnlyFans-in e Bia Khalifës?

Që në çastet e para pas hyrjes së saj, ajo u bë qendra e vëmendjes. Vetëm pak orë pas përfundimit të natës “Prime”, Bia...

Clark: UÇK-ja, si patriotët amerikanë – luftuan për liri dhe dinjitet

Në përmbyllje të dëshmisë së tij, gjenerali Clark e vendosi luftën e UÇK-së në të njëjtin kontekst historik me revolucionin amerikan të vitit 1775. Ai...

Princi saudit “hap thesin” për Trumpin, 1 trilionë $ investime dhe marrëveshje për avionët F-35

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, priti këtë të martë, më 18 nëntor, në Shtëpinë e Bardhë, princin e kurorës së Arabisë Saudite,...

ASH e Selës shkëputet nga AKI: drejt veprimit autonom dhe grupit të pavarur parlamentar

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Ziadin Sela ka vendosur të veprojë në mënyrë tërësisht autonome, pas një mbledhjeje të Kryesisë ku u analizua...

Clark: Akuzat për trafik organesh- qesharake dhe dezinformim rus

Gjenerali amerikan Wesley Clark ka hedhur poshtë akuzat e dikurshme për trafik organesh gjatë luftës në Kosovë, duke i quajtur ato plotësisht të pabaza...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu