Ahmeti krahason Mickoskin me Millosheviqin

Mbrëmë, në një tubim madhështor në Haraçinë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmbylli takimet mobilizuese të partisë me një fjalim të mbushur me mesazhe të qarta për barazi, partneritet, dhe mbrojtje të themeleve të shtetit multietnik.

Në një sallë të tejmbushur me qytetarë, familje dëshmorësh, invalidë lufte, bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionalë dhe strukturat e BDI-së,

Ahmeti lëshoi sinjale të forta për ata që tentojnë ta kthejnë vendin prapa.

“Ne nuk e marrim shtetin– ne e drejtojmë atë që na takon! Shqiptarët janë mbi 30%, jetojnë në kontinuitet në trojet e veta dhe janë pjesë e pandashme e shtetformësisë!” – deklaroi Ahmeti, duke përgënjeshtruar diskursin e frikës se shqiptarët po “e marrin shtetin”.

Në qendër të fjalimit ishte thirrja publike drejtuar Kryeministrit Kristian Mickoski, nga ku Ahmeti kërkoi sqarime të drejtpërdrejta për politikat që rrezikojnë themelet e bashkëjetesës dhe paqes.

“Nga ky takim në Haraçinë, i bëj thirrje Kristian Mickoskit të dalë para qytetarëve shqiptarë dhe të shpjegojë:

Pse po e ndryshon Ligjin e Gjuhës?
Pse po e ndryshon Marrëveshjen e Ohrit?
Pse po e rrezikon paqen, stabilitetin dhe sigurinë e shtetit?”

Duke folur për përpjekjet për të përçarë shqiptarët dhe për t’i zëvendësuar me “shqiptarët e ndershëm”, Ahmeti paralajmëroi për rikthim të ideologjive të rrezikshme:

“A e dini kush përdorte filozofinë e ‘shqiptarëve të ndershëm’? Millosheviçi! Dhe kushdo që sot promovon këtë ide, po e ringjall një logjikë që shqiptarët e kanë mundur me gjak e sakrificë.”

Ahmeti nënvizoi se shqiptarët nuk do të pranojnë të kthehen në “hyzmeqarë në shtëpinë e tyre” dhe se koha kur ishin të shtypur e të heshtur ka përfunduar:

“Na kanë mbajtur të shtypur, të frikësuar e të dëbuar – por kjo përfundoi me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.

Sot, shqiptarët kanë tre universitete dhe mijëra kuadro profesionale.

Asnjë forcë nuk mund ta ndalë këtë realitet!”

Duke folur për përpjekjet për një shtet monoetnik, Ahmeti theksoi:

“Ky shtet nuk mund të drejtohet më nga një palë e vetme. Nuk është në interesin e askujt që të rrezikohet bashkëjetesa. Kush i shërben të keqes, nuk mund të ketë partneritet me ne!”

Në përmbyllje, lideri i BDI-së bëri thirrje për paqe, për Evropë të bashkuar dhe për lëvizje të lirë, duke i kundërvënë idesë së “shteteve të mëdha” një vizion të qartë për integrim dhe bashkëpunim rajonal:

“Ne nuk kërkojmë Shqipëri të Madhe, Serbi të Madhe, as Bullgari të Madhe – por Evropë të Madhe, pa kufij, si Gjermania me Francën. Ballkani Perëndimor i bashkuar në Bruksel, në paqe dhe pajtim përfundimtar!”

Ahmeti përfundoi me një porosi simbolike:
“Rrofshi e qofshi ju, dhe qofshin të gjithë popujt liridashës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shfaqje të nacionalizmit maqedon në emër të mbrojtjes nga “rreziku shqiptar”!

Me afrimin e zgjedhjeve lokale në kampin qeveritar të "državës Severna" gjithnjë e më shumë po shtohen edhe tonet nacionaliste me pretekstin për gjoja...

Sela: Premtuan ministri për Diasporën, por po e fshijnë diasporën shqiptare

Me vendimine fundit të KSHz-së për uljen e numrit të këshilltarëve, ka reaguar kryetari i ASH-së, Ziadin Sela. Ai thotë se VLEN-it premtoi ministri...

Bajram Rexhepi në kaffe me strukturat e ASH-Sela në Tetovë, punët e mira i bëjmë bashkë

Kandidati i AKI -së, Bajram Rexhepi i shoqëruar nga shefi i shtabit komunal Blerim Osmani sot pasdite ka takuar për kafe strukturat e ASH-Sela...

Arrijnë 70 automjete dhe 350 trupa britanike për stërvitje me KFOR-in në Bondsteel

Në kampin ushtarak Bondsteel në Kosovë kanë mbërritur sot rreth 70 automjete ushtarake dhe personel mbështetës që do të stërviten me KFOR-in Në kampin ushtarak...

“Reuters”: Këshilltarët amerikanë dhe evropianë kanë diskutuar opsione ushtarake për Ukrainën

Shefat ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara dhe një numër i vendeve evropiane të enjten u paraqitën opsione këshilltarëve të tyre për siguri kombëtare për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu