Maqedoni Jajaga me akuza ndaj Ismailit: I zgjate mandatin bashkëshortit para largimit nga pozicioni

Ish zëvendës ministri i mbrojtjes Tiron Jajaga përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka ndarë informacioinin se zëvendës ministrja e Mbrojtjes Elfete Ismaili para largimit nga pozita i ka zgjatur mandatin bashkëshortit të saj në misionin diplomatik në Bruksel.
Jajaga ka kërkuar një debat me të gjithë ish zëvendësminstrat shqiptarë duke kërkuar të ballafaqohen dhe të faktohen se kush çfarë ka bërë.
Populli, për popullin, në emër të popullit…
Urej të merem me analize te karaktereve individuale, por ama ajo që nuk arrij ta pērbij fare esht fenomeni i buzeqeshjes dhe krekosjes nga patriote dhe profesioniste te rejshem. Të tillët, sa here që ju jepet mundësia për një copë pushteti përdorin të njejtin për të rehatuar agjendat personale të ulta e të pangopura.
U mundua ta paraqiste veten si “zëri i shqiptarëve”, por realisht ishte vetëm një tymnajë. Sa më shumë fliste për “popullin”, aq më shumë e zhveshte veten nga çdo ndjenjë të përgjegjsisë publike.
U zhgenjeva, ne fakt ishte me shumë ndjenje turpi kur lexova CV-në personale ku “te qenurit shoqëruese e te emëruarit (bashkeshortit të saj) në delegacionin në NATO, nga viti 2019 deri në 2024” paraqitet si vlere profesionale. Një pretendim që, për çdo profesionist serioz të diplomacisë, është fyes, banal dhe thjesht i turpshëm. Të tillët na mendojne aq te thjeshte sa edhe “turizmin familjar”, guxojne te na e shesin për “Kontribut
kombëtar”.
Me gojen plot siç do thoshte Albini i tyre “Amerika, Amelika”, për tu dukur më bindës, fjalimet ju fillojnë e përfundojne me: “Gjithmone ne koordinim me partnerët strategjik SHBA dhe Unionin Europian” e mjafton të kthehesh e te shohesh agjenden e “Aktivitetit diplomatik” i njejti numërohet lehtë me gishtat e njërës dorë – takim me perfaqsues të Kosovës, Shqiperise, Çekisë, Mbreterise se bashkuar dhe jo me pak te rendesishem Sekretarin e dytë të Katarit, kaq ishte agjenda diplomatike.
Për ju që jeni duke lexuar, pjesa me e bukur e kesaj tragjikomedije te quajtur “Për Popullin”- ishte aftësija qē me saktësi kirurgjikale të zgjatet mandati diplomatik i bashkëshortit për të shtatin vit me radhë – një rekord i pashkruar në historinë e diplomacisë brenda institucionit tonë, shembull i pastër i nepotizmit institucional, ku privilegji familjar vjen para çdo norme profesionale.
E për të përmbyllur ironinë, “Populli”, për të cilin fliste pareshtur, nuk u pa kurrë në vendimet e saj. Ishte dekor, një slogan ky prej te cilit pësuan siecili qe besoi ne buzeqeshjen dhe premtimet – a la Taravarçe, “Ti je Gjenerali i radhes, misioner i radhes, i avancuari i radhës”
Para nje muaji kerkova të debatojme para opinionit, për ti shtuar ne shije e per ta bërë më të bukur ftoj mediat te organizojne nje debat me te gjith ish- zv. Ministrat e mbrojtjes te ulemi e te nxjerim ne pah të bëmat e të pabëmat tona.
Këtë shkrim ska se si e perfundoj ndryshe perveçse në stilin e atyre që nuk u del nga mendja “POPULLI, I/E POPULLIT,PËR POPULLIN“

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mislimi: anketa e rreme ka dalë nga zyra e Lëvizjes BESA, pa lejen dhe miratimin e liderëve të VLEN-it.

Gazetari Rami Mislimi ka zbuluar se kush e ka porositur anketën e VLEN-it, e realizuar gjoja nga IHC por që rezultoi e rreme, njofton...

Kurti dhe Limaj takohen, s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më...

Delegacion nga komuniteti Druz nga Siria🇸🇾 në Tel Aviv, përpiqet t’i puthë dorën presidentit izraelit🇮🇱

Një grup përfaqësuesish nga komuniteti Druz në Siri ka realizuar një vizitë të rrallë në Izrael, në kuadër të një takimi që, sipas burimeve...

Mbyllet autostrada Shkup–Tetovë në të dy drejtimet, qytetarët të përdorin rrugën rajonale

Autostrada Shkup–Tetovë është mbyllur në të dy drejtimet, ka bërë të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Për shkak të situatës...

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu