Ahmeti: Kosova u çlirua nga gjaku, shqiptarët duhet t’u jenë mirënjohës Amerikës dhe NATO-s

yetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ishte në mesin e folësve në manifestimin qendror për nder të 26-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.

Ahmeti tha se “Epopeja e marsit do të mbetet nga ditët më të shënuara në histori”.

“Sepse të gjithë këta të rënë deshën të jenë në krah të komandantit legjendar Adem Jashari për të lehtësuar dhimbjen dhe për të dhënë lajmin se Kosova u çlirua nga gjaku dhe ndihma nga aleati”, tha Ahmeti.

Ai theksoi se shqiptarët duhet t’u jenë mirënjohës Amerikës dhe NATO-s.

“Ne si komb ndodhemi në një rajon i cili duhet të ketë miqësi të fortë dhe kjo miqësi është bërë në momentin më të duhur që shqiptarëve ua dashtë. Çdo ftohje, çdo neglizhencë ndaj aleatëve tanë strategjikë e historikë të kombit duhet çuar përpara sepse Kosova akoma ka nevojë që të marrë përfundimisht fizioniminë e një shteti të pranuar ndërkombëtarisht, misioni jonë dhe pikërisht këtu sepse ideal i të gjithë të rënëve për liri ka qenë që të mos ketë kufi e gjemba mes shqiptarëve dhe kjo po na troket në derë të gjithë bashkarisht t’i forcojmë radhët dhe me bindje, të integrohet Kosova në NATO ashtu siç janë edhe dy vendet fqinje dhe bashkarisht të integruar në BE”, tha ai.

Ali Ahmeti, ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu