Ademi: Partitë maqedonase të angazhohen më seriozisht, mos përsëriten rastet si masakra e Lubotenit

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot sot me rastin e 23-vjetorit të Masakrës së Lubotenit, ku u vranë dhjetë civilë shqiptarë, vizitoi varrezat e martirëve në Luboten, përcjell TV21. Ademi tha se që të mos përsëriten ngjarjet si kjo, partitë maqedonase veçanërisht duhet të angazhohen më tepër në respektimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Nëse dëshirojmë që këtë shtet ta ndërtojmë së bashku, nëse dëshirojmë që ta ndërtojmë të ardhmen së bashku, dhe jemi të sinqertë në atë dëshirën tonë për të ndërtuar një shoqëri kohezive, një shtet multietnik, ku secili prej nesh do të respektohet dhe nuk dëshirojmë që t’i kthehemi të kaluarës, pikërisht 12 gushtit të 2001 dhe shumë datave të tjera para vitit 2001, ku shqiptarët u torturuan, ku shqiptarëve u shkelen liritë dhe të drejtat themelore, atëherë sigurisht që nevojitet një angazhim më serioz, veçanërisht i partive maqedonase, që të respektojnë Marrëveshjen e Ohrit”, tha mes tjerash Ademi./tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu