Ademi në Çair: Ja kazinot dhe bastoret e Rafetit dhe Izetit

Jemi në Çair ku për 20 vite me rradhë qeveris Izet Mexhiti.

Qeverisjen e pa udhë e kamuflon me lajme të rreme dhe shpifje, gjithmonë në shërbim të VMRO-së dhe Levicës.

Të gjithë në vendin tonë, konkretisht shqiptarët e Shkupit dhe më gjerë, e dinë që Izet Mexhiti dhe ortaku i tij Rafet Muminoviq janë baballarët e bixhozit, kazinove dhe bastoreve.

Ja ku jemi, pranë stadiumit të klubit futbollistil Shkupi, ku ka 3-4 kazino dhe bastore, jo më larg se 100 metra nga shkolla Imri Elezi dhe as 10 metra nga çerdhja.

Këto hapësira janë oronë e Komunës Çair, dhënë me qira Rafet Muminoviqit nga ana e Izet Mexhitit për 30 vjet dhe qiraja dihet se ku përfundon bashkë edhe me profitin nga bixhozi.

Është pikërisht Izet Mexhiti dhe disa deputetë shqiptarë të rreshtuar në agjendën ruse, që nuk e votuan Ligjin për mbylljen e lojërave të fatit edhe përkundër thirrjeve dhe kërkesave të Lëvizjes Antibixhoz.

Arsyeja e vetme është se, Izeti dhe Rafeti janë ortak të udhëzuar nga VMRO-DPMNE, ndërsa qëllimin kryesor e kanë të mbrojnë monopolin kriminel nga i cili financohen.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjithashtu e dinë se, opozita e koordinuar ngushtë me VMRO-në e Mickoskit dhe LEVICËN e Apasievit, për një kohë të gjatë e kishin bllokuar propozim-ligjin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Komisionet parlamentare, duke ju mundësuar qarqeve të errëta të krimit dhe korrupsionit të vazhdojnë me organizimin e lojërave të fatit.

Korrupsioni është kërcënim për sigurinë kombëtare dhe këtë e shfrytëzon më së miri Rusia, e cila është prezente në partitë politike në vendin tonë, në mediat tona, në shoqërinë civile, në ekonominë tonë, në infrastrukturën tonë kritike dhe në çdo segment shoqëror, jo vetëm tek ne, por edhe në tërë rajonin tonë.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien pre e dezinformatave dhe luftës hibride që po zhvillon Kremlini, ndërsa goditja më e mirë për Moskën dhe derivatet e saj, është mbështetja masovike më 24 prill dhe më 8 maj për Presidentin dr. Bujar Osmani dhe Frontin Europian.
https://fb.watch/rjWq8ZFRkM/?mibextid=v7YzmG

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Voton Lumiri: Sot me votë përcaktoni fatin e Republikës tonë!

Votën e ka hedhur edhe kryetari i LDK-së dhe njëherë kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku. Pasi kreu obligimin e tij qytetar, Abdixhiku foli edhe për...

Revista amerikane Politico: Kurti një populist që e ka izoluar Kosovën

Pas gati një viti paralize politike, Kosova i rikthehet kutive të votimit të dielën, në një proces që mund të përcaktojë nëse vendi do...

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu