Abdixhiku prezanton Janina Ymerin si kandidate për deputete

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar Janina Ymerin si kandidate për deputete për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Abdixhiku e përshkroi Ymerin si një aktiviste të guximshme politike, e cila ngriti zërin kundër mafias energjetike dhe zbuloi mënyrën se si miliona euro të qytetarëve të Kosovës përfunduan në llogaritë e Vuk Hamoviqit, të birit të ish-shefit të Armatës Jugosllave, Rade Hamoviq. Sipas Abdixhikut, Ymeri e shpërfaqi më së miri mashtrimin populist që ndodh sot.

“Vukvendosje – siç i dha epitet me të drejtë ajo, shërfaqë më së miri mashtrimin popullist që ndodhë sot. Njërën dorë të shtrirë tek mafia energjetike dhe milionat e popullit të Kosovës që shkojnë aty – tjetrën me gisht ndaj patriotëve të vendit për tradhti. Trushpëlarja kështu duket. Janina, e vetme, kërkoi llogari, artikuloi me fakte dhe nuk u tremb nga pushteti. Ajo përfaqëson aktivisten politike të kohës sonë: atë që nuk e blen propaganda dhe nuk e hesht padrejtësia”, ka shkruar ai.

Abdixhiku tutje u shpreh se Janina Ymeri e përfaqëson më së miri aktivisten politike të kohës sonë.

“…atë që nuk e tremb pushteti; atë që nuk e blen propaganda; atë që nuk e hesht padrejtësia. Ajo vjen në politikë nga beteja e së vërtetës. Nga përballja me korrupsionin.Nga përkushtimi i sinqertë për interesin publik”, ka shkruar kryetari i LDK-së.

Sipas tij, LDK është shtëpia e njerëzve të drejtë, profesionalë dhe të guximshëm, që nuk e përdorin politikën për interesa personale, por për vendin.

Gjatë ditëve të fundit, LDK-ja ka prezantuar aderime si inxhinierin Ermal Sadiku, gazetarin Festim Kabashi e këngëtarën Adelina Thaçi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu