Abdixhiku akuzon Qeverinë: Jetojnë, punojnë e ushqehen me bllokadë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka akuzuar Qeverinë në detyrë për siç ka thënë, bllokim të Prishtinës.

Në një postim në Facebook, ku Abdixhiku ka shkuar për pezullimin e linjave të trafikut në kryeqytet, ka thënë se më këtë qeveria po rrezikon shkolla, qendra mjekësore e shërbime të tjera bazike.

“Kur bllokada 10 mujore e shtetit mori fund, vendosën të bllokojnë Prishtinën. Sepse nuk dinë më shumë. Kjo është mendja e tyre. Jetojnë për bllokadë, punojnë për bllokadë, ushqehen me bllokadë! Dhe ja ku jemi sot, pa transport publik në kryeqytet; me punëtorë pa paga e në protestë; me qytetarët në pritje nëpër stacione; dhe me një pushtet arrogant që në vend të arsyes vazhdon të ushtrojë hakmarrje politike ndaj Prishtinës duke akuzuar secilin tjetër. Dhe ky është vetëm fillimi. Bllokada e Prishtinës rrezikon tutje shkolla, qendra mjekësore, shërbime bazike për njerëzit e këtij vendi”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas tij Qeveria në detyrë e ka bllokuar buxhetin e Prishtinës dhe më këtë nuk e ka bllokuar LDK-në por jenë e qytetarëve.

“Populistët nuk duan ta kuptojnë se kur bllokojnë buxhetin e kryeqytetit, nuk e bllokojnë LDK-në. E bllokojnë jetën e qytetarëve të vet. E bllokojnë mësimin e fëmijëve, punën e prindërve, ekonominë e Prishtinës; kryeqendrën e vet shtetit. Dhe kur këta fshihen pas justifikimeve burokratike, atëherë secili e ka të qartë se problemi nuk është më tek procedura, por tek vullneti politik që këta nuk e kanë. Pra nuk është te ligji, por te mllefi. Nuk është te mirëkuptimi, por te arroganca”, ka shkruar Abdixhiku.
Sipas Abdixhikut arsyetimet se në mungesë të votave e në Kuvend nuk ka kaluar buxheti i Prishtinës për këtë vit, janë vetëm ushqime për militantë.

“Prishtina nuk i kërkon paratë e Qeverisë, prandaj nuk i duhet asnjë votim në Kuvend. Prishtina i kërkon paratë e veta; plot 35 milion euro taksa komunale e grant, që i janë plaçkitur nga bllokuesit për hakmarrje të pastër politike. Prishtina nuk i kërkon as paratë e vitit 2026, por të këtij viti që ka tashmë buxhet; jemi ende në vitin 2025. Arsyetimet për mungesë të votave në Parlament janë vetëm ushqime për militantë. Fundja, me cilin votim në Kuvend, i ndanë këta nga 100 euro për studentë dy ditë para zgjedhjeve? Si është e mundur që për blerje votash e dhënie vitrash nuk paska nevojë për votime nga ne; por ja që për paratë e Prishtinës, ato që i mbledhë Kryeqyteti vet, paska tani një procedurë që po varej nga ne?!”, ka shkruar Abdixhiku.

“Prishtina ka folur një herë. Do të flasë sërish. Por deri atëherë – le ta dijë secili – se pengmarrja e kryeqytetit është akti më i rëndë i Albin Kurtit dhe pushtetit të tij që ka humbur kontaktin me qytetin, me realitetin dhe me detyrimin e tij më bazik: t’i shërbejë njerëzve, jo t’i ndëshkojë ata. Prishtina nuk mbahet peng. As sot, as nesër. Këto janë lëvizjet e fundit të një pushteti në rënie”, ka shkruar Abdixhiku.

Transportuesit privatë dhe ata të “Trafikut Urban” kanë protestuar para Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë, pasi që kanë marrë vendim që t’i pezullojnë të gjitha linjat në Prishtinë, për shkak të mospagesës nga Komuna e Prishtinës.

Problemet me pagesat e shërbimeve në Komunën e Prishtinës janë pasojë e mosmiratimit të buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiq: Nuk arritët vitin e kaluar të më rrëzonit nga pushteti, unë nuk jam Sllobodan Millosheviç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një video postim në Instagram dërgoi një mesazh duke theksuar se, siç thotë ai, “Liria është gjëja më...

Këshilli i Prokurorëve Publikë do të hap procedurë pas deklaratave “mediokre” të Mickoskit ndaj Ristoskës

Këshilli i Prokurorëve Publikë hap një procedurë pas raportimit të prokurores Lençe Ristoska për kryeministrin Hristijan Mickoski, pasi ai e quajti publikisht atë “mediokre”...

QMK: Tetova përballet me rrëshqitje dheu, në Kërçovë janë evakuuar 120 persona

Për shkak të përmbytjeve që kanë goditur pjesë të vendit si pasojë e reshjeve të shiut, në Koçan dhe Ohër po ndërhyhet me mekanizëm...

Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti në të gjithë vendin

BOTË Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti në të gjithë vendin 09/01/2026 Irani u përfshi të enjten në mbrëmje nga një ndërprerje...

Vërshimet në veri: Mbyllet një urë shkaku i dëmtimeve – evakuohen katër familje që iu përmbytën shtëpitë

Policia e Kosovës ka dalë me përditësim lidhur me situatën në veri të vendit, pas vërshimeve që u shkaktuan si pasojë e reshjeve të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu