A frikësohet Mickoski nga skenari serb i protestave?!

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi mbrëmë në TV Sitel se nuk ka frikë se tubimet e qytetarëve për të nderuar viktimat e tragjedisë së Koçanit mund të shndërrohen në protesta të ngjashme me ato në Serbi pas rrënimit të tendës së stacionit hekurudhor të Novi Sadit.

Ai në intervistën “Tema e ditës” në TV Sitel duke thënë se nëse nuk e fiton luftën kundër korrupsionit, do të japë dorëheqje dhe për këtë nuk nevojiten protesta.

“Këtu nuk ka skenarë serbë si ky apo ai. Këtu është një skenar: ose do ta fitojmë këtë betejë ose do të humbasim të gjithë dhe do të ikë shteti”, tha kryeministri Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të punojë për të fituar qytetarët në betejën kundër korrupsionit apo ka frikë se mund të na ndodhë një skenar si në Serbi.

Për qëndrimin e tij për tubimet e qytetarëve dhe protestën e së hënës në Koçan, e cila për momentin u përshkallëzua, Mickoski tha se i përkrah tubimet përderisa ato të jenë paqësore, por se nuk mund të arsyetojë anarkinë dhe kaosin.

Duke iu përgjigjur pyetjes për tragjeditë e mëparshme që i kanë ndodhur vendit, për të cilat opinioni ende është në pritje të përgjigjeve dhe llogaridhënies dhe frikësohet se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Koçanin, Mickoski tha se do t’i ndjek nga afër rastet e “Llaskarcit”, “Besa trans” dhe spitalit modular në Tetovë dhe paralajmëroi se do të ketë zgjidhje për të gjitha.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

Dame Dimitrovski u zgjodh kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri...

Mickoski: Investime në hekurudhë të re dhe tren urban për ajër më të pastër (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar rëndësinë e projekteve të reja infrastrukturore që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu