A do të kemi ndryshime kushtetuese pas 6 muajve?

Skender Rexhepi Zejd nga Fronti Europian në Daily Click tha se kushdo që bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme me VMRO-DPMNE-në, do të jetë e kotë nëse nuk realizohen ndryshimet kushtetuese. Ai shtoi se liderët e VLEN-it “po i hanë fjalët e tyre” në lidhje me marrëveshjen mes partive politike shqiptare për të mos hyrë në qeveri pa ndryshimet kushtetuese.

“Edhe ai tjetri që nuk e di a është nënshkrues apo nuk është nënshkrues, ai e di shumë mirë që është nënshkrues , por megjithatë, në vend se ta demantojmë ne… TV21: Pse nuke fotografuat atë fletën ku janë nënshkruar që ta postoni në rrjete sociale, ose të na dërgoni neve si media? Po nuk ka nevojë, a ishte në emisionin e juaj Taravari që e konfirmoi se është nënshkruar një dokument i tillë, bile tha se ka qenë nisma e tij, si iniciatorë ai ka qenë për një dokument të tillë, për një marrëveshje xhentellmene të firmosur me shkrim me gjithçka. Thjesht ata e tërhoqën, e hëngrën fjalën e tyre në ditën që u joshën me pushtet, me pushtet servilizmi dhe nëse ata e kanë hëngër këtë fjalë, çfarë mendoni ju, se do të presin 3 muaj, 6 muaj, këtu vendos VMRO-ja”, tha Skender Rexhepi zejdi, Fronti Europian.

Nga VLEN paraprakisht thanë se do të angazhohen që ndryshimet kushteteuse të realizohen në 6 muajt e parë të qeverisë, por a ekziston vullnet te VMRO-DPMNE? Bilall Kasami nga VLEN thotë se edhe kjo parti nuk ka dilema në lidhje me integrimin në BE.

“Për vullnetin e VMRO-së, duhet ta pyesni VMRO-në. Ne kemi thënë dhe vazhdojmë të themi që koalicioni VLEN një ndër prioritetet e veta si koalicion e ka ndryshimet kushteteuse dhe vazhdimin e rrugëtimit të Maqedonisë drejt Bashkimit Europian. Sa i përket pra anës tjetër, VMRO-së, sigurisht pra që edhe ata duhet të deklarohen dhe nuk kanë edhe ata dilema sa i përket integrimit drejt BE-së”, theksoi Bilall Kasami nga VLEN.

Ndërkaq dje, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski paralajmëroi zhvillim të politikës parimore me fqinjët. Si Qeveri e ardhshme, siç tha ai, “nuk do të ndërmarrin hapa të nxituar, të cilët mund t’i kushtojnë shumë shtetit”. Kusht i Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE është realizimi i ndryshimeve kushtetuese, ku parashihet futja e pakicës bullgare në Kushtetutë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu