Maqedonia e Veriut plot 4 vjet anëtare e NATO-s

Maqedonia e Veriut sot mbush plot 4 vjet që është pjesë e NATO-s. Më 27 Mars 2020,vendi zyrtarisht u bë anëtar i NATO-s, ndërsa më 30 mars, flamuri i Maqedonisë, si flamuri i vendit aleat të 30, u ngrit në selinë e NATO-s në Bruksel, përpara Komandës supreme të forcave aleate (SHAPE) – Komanda aleate për operacione në Mons, Belgjikë dhe Komanda aleate për transformime në Norfolk, Virxhinia, SHBA, transmeton Portalb.mk.

Me rastin e kësaj dite, sot në Shkup mbahen një sërë aktivitetesh e ngjarjesh. Ceremonia qendrore për shënimin e katër vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe Ditës së Shtabit të Përgjithshëm, mbahet në pllajën e Ministrisë së Mbrojtjes, ku do të flasin zëvendëskryeministri i parë Bojan Mariçiq dhe ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrova.

Gjithashtu, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të mbajë manifestim tradicional me trupin diplomatik, me të cilin do të shënohet fillimi i Ditëve të NATO-s në vend, të cilat do të zgjasin deri më 4 prill.

Nga Rezoluta e Anëtarësimit, veto nga Greqia, përmes Marrëveshjes së Prespës deri te anëtarësimi i plotë

Angazhimi për integrimin euroatlantik daton që nga viti 1993, kur Kuvendi miratoi një Rezolutë që përcaktonte prioritetet e jashtme politike të vendit, përkatësisht anëtarësimin në NATO dhe BE.

Në nëntor të vitit 1995 vendi u bë anëtare e Partneritetit për Paqe, ndërsa në qershor të vitit vijues u hap Zyra ndërlidhëse e Republikës së Maqedonisë me NATO-n.

Më pas pasoi hapja e Zyrës Ndërlidhëse në vitin 1996 dhe vitin e ardhshëm, në vitin 1997, shteti u pranua në procesin PARP. Menjëherë pas kësaj, në Bruksel u hap Misioni i Republikës së Maqedonisë në NATO.

Në Samitin e Uashingtonit në prill 1999, vendi u bë zyrtarisht vend kandidat. Vendi qëndroi me atë status për njëzet vjet.

Më e afërta me NATO-n ishte në vitin 2008, në samitin në Bukuresht, por Aleanca atëherë arriti në përfundimin se vendi ishte teknikisht gati për të hyrë, por hyrja u pengua nga vetoja greke për shkak të mosmarrëveshjes së pazgjidhur të emrit. Pas gati tre dekadash mosmarrëveshja u tejkalua me Marrëveshjen e Prespës të nënshkruar më 17 qershor 2018, dhe dera e NATO-s u hap.

Më pak se një muaj pas marrëveshjes së arritur me Greqinë, në Samitin e NATO-s në Bruksel (11-12 korrik 2018), në një takim në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive, Aleanca mori vendim për të ftuar Maqedoninë e Veriut të nisë negociatat për anëtarësim në Aleancë.

Më 1 gusht 2018, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i dërgoi një letër Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut së bashku me Planin për zbatimin e procesit të anëtarësimit në NATO, dhe në tetor të po këtij viti, në një takim në Bruksel përfunduan zyrtarisht bisedimet e pranimit. Më 6 shkurt 2019, përfaqësuesit e përhershëm të 29 vendeve anëtare të Aleancës në selinë e NATO-snënshkruan protokollin e anëtarësimit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas kësaj ngjarje, filloi faza tjetër, në të cilën protokolli i anëtarësimit u ratifikua në parlamentet kombëtare dhe institucionet e vendeve anëtare të Aleancës, si dhe u ratifikua edhe në Kuvendin e RMV-së.

Zyrtarizimit të anëtarësimit të plotë, i ka paraprirë nënshkrimi i Instrumentit të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO nga presidenti Stevo Pendarovski më 20 mars 2020.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Blerim Bexheti reagon për përgjimet: Gruaja ime është mbesë e Tetovës, familja e nënës time është e gjitha nga Tetova (VIDEO)

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka reaguar pas publikimit të disa përgjimeve në ditët e fundit, duke i quajtur ato...

Merr flakë shtëpia e pleqve, të paktën nëntë të vdekur në Tuzlë

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur pas zjarrit që ka shpërthyer në një shtëpi pleqsh në Tuzla të Bosnjës të martën në...

Vladimir Putin: Kundërshtoj çdo akt blasfemie, veçanërisht ndaj Islamit- “Feja islame është ndërtuar mbi paqe dhe solidaritet.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është kundër çdo forme blasfemie, duke theksuar në mënyrë të veçantë respektin ndaj Islamit. Ai ka theksuar...

Turqia dhe fluturimet misterioze drejt Sudanit: ndihmë, ndikim apo ndërhyrje e fshehtë?

4 nëntor 2025 Në orët e fundit, lëvizjet ajrore nga Turqia drejt Sudanit po ndezin debat të ri mbi rolin e Ankarasë në luftën që...

Njësiti Special “i kundërpërgjigjet” Adnan Azizit: “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa deputeti i VLEN-it shpall- “Jo, nuk ndahet Mitrovica!”

Sot, deputeti i Koalicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një vizite në Mitrovicë, ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, duke shoqëruar gjestin me mbishkrimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu