Ambasadori Hill: Asociacioni do të bëhet

Ambasadori i SHBA në Beograd në një deklaratë për Radiotelevizionin e Serbisë ka thënë se është qëndrim amerikan se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të bëhet.

“Ne e kemi bërë të qartë se kjo është vonuar prej kohësh. Në fund të fundit, Asociacioni i Komunave Serbe ishte diçka për të cilën ishte rënë dakord rreth 11 vjet më parë”, ka thënë ai.

Sipas tij, ky është edhe qëndrim i SHBA-së dhe BE-së.

“Një Asociacion i Komunave Serbe është i domosdoshëm dhe do të zgjidhte shumë nga problemet me të cilat përballemi. Për shembull, e gjithë çështja për pensionistët, si të merren fondet për pensionistët, si të zgjidhet çështja e dinarit, si të menaxhohet arsimi, gjëra të tilla. E gjithë kjo do të zgjidhej me Asociacionin e Komunave Serbe”, ka thënë ai.

Diplomati amerikan ka konfirmuar se SHBA qëndron prapa deklaratave të Gabriel Escobar muaj më parë se Asociacioni do të bëhet me ose pa Kurtin.

“Mendoj se në një moment i dërguari ynë special, Gabe Escobar, në lidhje me Asociacionin dhe zotin Kurti, tha se do ta bëjmë me ose pa Kurtin. Këto janë fjalë të forta dhe mendoj se SHBA-të qëndruan pas tyre” ka thënë Hill.

Sipas tij, në negociata duhet t’i zgjidhni gjërat.

“Nuk është e lehtë. Por unë mendoj se ne jemi shumë të përkushtuar për këtë dhe ne jemi të vendosur e të përkushtuar. Dhe jam i sigurt se në një moment do ta bëjmë këtë” ka theksuar ambasadori Hill.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Aliu: Po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmë Zvicrës pas tragjedisë në Kran-Montana

Ministri i Shëndetësisë, Azir Ali ka bërë të ditur se po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmën e nevojshme Zvicrës pas tragjedisë ku humbën...

Biznesmeni Arif Fazliu dhuron shtëpinë e tij në vlerë rreth gjysmë milioni euro për Bashkësinë Islame si vakëf

Biznesmeni Arif Fazliu nga Prizreni i është bashkuar radhës së vakëflënësve, duke dhuruar në emër të Allahut shtëpinë e tij si vakëf për Bashkësinë...

A do të ketë takim Mickoski-Ahmeti? Zgjedhja e Avokatit të Popullit varet nga shumica e Badenterit

Që nga korriku i vitit të kaluar, Maqedonia është pa Avokat të Popullit. Shumica e mundshme për zgjedhjen e të riut pritet të caktohet...

Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit! I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet

Një shtetas turk 22-vjeçar është vrarë me thikë gjatë natës së Vitit të Ri para një objekti gastronomik në Çarshinë e Vjetër të Shkupit....

“Unë jam kryetar i Prishtinës” – Rama: Nuk e synoj drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është i befasuar nga rezultati i Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 28...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu