Luiza Duraki, shqiptarja nga Shkupi që synon ulësen e deputetes në Parlamentin në Bruksel

Luiza Duraki është shqiptarja nga Shkupi e cila është kandidate për deputete e Partisë Socialiste në Belgjikë, përcjell TV21. Në zgjedhjet e 9 qershorit, Duraki do të kandidojë për deputete në Parlamentin e Brukselit.

E ftuar në Pastel në TV21, Duraki tha se është e angazhuar në luftën për të siguruar të drejta më të mëdha sociale, posaçërisht edhe për emigrantët, pasi sipas saj, Partia Socialiste çdo herë ka mirëpritur edhe shqiptarët.

“Pas krizës së Kovidit, Kovidi ka pasur impakt në të gjithë botën, por edhe në Belgjikë normal dhe vërtet tash gjithçka është ngritur, është bërë jeta e shtrenjte, e di që këta, punëtorët, të gjithë kërkojnë rritje të rrogave. Çdo gjë është bërë e shtrenjte, edhe blerja e bukës, gjithçka, çdo banor e dëshiron rritjen e rrogave dhe besoj që rritja e rrogave është një aspekt që duhet të përmirësohet”, tha mes tjerash Duraki në Pastel.

Ndryshe, Duraki me profesion është juriste, ndërsa ka punuar në institucione të rëndësishme belge, siç është Gjykata e Tregtisë dhe Pallati i Drejtësisë në Bruksel.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump: SHBA ka goditur tri objekte bërthamore në Iran

Trump tha se SHBA ka goditur me bomba tri objekte bërthamore në Iran – Fordow, Natanz dhe Esfahan – në mbështetje të sulmeve izraelite...

LAJME TË FUNDIT: AMERIKA BOMBARDON 3 VENDET BËRTHAMORE IRANIANE

Zyrtarët iranianë konfirmuan se mbrojtja ajrore u aktivizua në Isfahan, Kashan dhe Qom për t'iu përgjigjur objektivave armiqësore. Shpërthime u dëgjuan pranë vendeve bërthamore...

A keni fare turp? Kujt i shërbeni dhe kë përfaqësoni në të vërtetë?” – Hoxhë Sadullah Bajrami i drejtohet VLEN-it

Hoxhë Sadullah Bajrami, një nga zërat kritikë të kohëve të fundit, ka shpërthyer në një letër të hapur drejtuar përfaqësuesve të koalicionit VLEN, duke...

Shaholli: Drita e kuqe e kalemxhinjve!

Drita e kuqe e kalemxhinjve! Në "državën Severna" ka kalemxhinj që nuk u lejohet nga mëma parti të shkruajnë atë që mendojnë apo atë që...

Hakan Fidan, me gjuhën e një lideri musliman

Turqia ka nisur një përpjekje për të bashkuar botën e përçarë islame, sidomos atë në Lindjen e Mesme, për t’i bërë ballë një Izraeli...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu