Manastiri i Deçanit shprehet mirënjohës ndaj Escobarit për mbështetjen e vazhdueshme

Faqja zyrtare e Manastarit të Deçanit ka publikuar fotografi nga vizita e emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, i shoqëruar nga ambasadori Jeffrey Hovenier.

“Ishte një mundësi e rëndësishme për të diskutuar sfidat me të cilat po përballet Kisha Ortodokse Serbe dhe komuniteti serb. Jemi mirënjohës ndaj emisarit Escobar dhe ambasadorit Hovenier për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e Manastirit në platformën X.

Kujtojmë se vizita e tyre në Manastir erdhi pasi Qeveria e Kosovës ka urdhëruar zbatimin e Gjykatës Kushtetuese për regjistrimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, Kurti njoftoi se i kanë kërkuar Agjencionit të Kadastrit që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që t’ia regjistrojë tokën Manastirit të Deçanit.

Këtë vendim, emisari amerikan e cilësoi si të vështirë, por të nevojshëm. Ai me këtë rast përmendi institucionet e Kosovës.

“Dua ta përmend sa me rëndësi është vendimi i sotëm për Manastirin. Ishte vendim i vështirë, por i nevojshëm dhe i falënderojmë institucionet për gjithë bashkëpunim”, ishte shprehur Escobar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

UNESCO kërkon që Rajoni i Ohrit të vendoset në listën e pasurive botërore dhe kulturore në rrezik

Komiteti për trashëgimi botërore të UNESCO-s në draft–dokumentin e miratuar në kuadër të Sesionit të 47-të të këtij viti që po mbahet në Paris...

LSDM: Inflacioni po rritet, jeta po shtrenjtohet, ndërsa Mickoski shet gënjeshtra ekonomike

Partia opozitare maqedonase LSDM thotë se derisa Mickoski shfaqet çdo ditë në televizion dhe mburret me “rritje rekord” dhe “sukses”, çdo qytetar i ndjen...

Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia dhe 30 për qind për importet nga Bosnje dhe...

Maksuti: Populli nuk kërkon fjalë, kërkon rezultate, ditë të mira po vijnë!

Kur ish bashkpartiakët e djeshëm bërtasin për barazi sot, është koha të flasim me fakte. Veq ju lutem mjaft më me hipokrizi, që fyen çdo...

Zjarri afër Bllacës nuk është shuar ende, 7 zjarre aktive në RMV

Në Maqedoninë e Veriut janë shtatë zjarre aktive mes të cilëve edhe zjarri afër kufirit me Kosovën në Bllacë, shkruan Portalb.mk. Sipas Qendrës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu