Zendeli: ASH nuk mundet të qendrojë deri në momentin e fundit të mandatit të kësaj qeverie dhe pastaj të vijë të shkarkohet te opozita!

Aleanca për Shqiptarët nuk mundet të qendrojë deri në momentin e fundit të mandatit të kësaj qeverie dhe pastaj të vijë të shkarkohet te opozita. Këtë mesazh partisë së Arben Taravari ai dërgoi deputeti i Lëvizjes Besa, Fadli Zendeli sonte nga emisioni “Politica’ në televizionin Globi, përcjell FLAKA.

“Ka një limit pasi ndryshe nuk do të kishte sens. Nga ana tjetër, në esencë elektorati i ASh-së është opozitar dhe e ka vendin te opozita. Por, prapë ata e dinë, janë vetë subjekt politik dhe do marrin vendim”, tha deputeti Zendeli.

I pyetur rreth takimit të kreut të ASH-së me dy përfaqësues të opozitiës shqiptare, Zendeli nuk deshi të flas shumë për këtë çështje dhe nëse janë duke i përafruar qendrimet tani kur Taravari përmendi se mund të braktisin qeverinë.

Sa i takon anëtarit në KSHZ, Zendeli tha se sipas rregullave ai pozicion u takon atyre dhe bindja e ij ishte se do ta kenë anëtarin e tyre në KSHZ.

Sot gjatë ditës, opozita shqiptare ka propozuar Abdush Demirin për anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Lëvizja Evropiane për Ndryshim thekson se ligji përcakton qartë se anëtari u takon atyre dhe kërkojnë nga kreu i Kuvendit që pas delegimit të anëtarit nga ana e komisionit amë, ta vendosë zgjedhjen e tij në rend dite.

Duke folur për sodazhet, Zendeli tha se ato që i qujati ai kredibile, i nxjerrin tre subjektet politike sshqiptare të opozitës, BESA, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike edhe para BDI-së.

Sa u takon ndryshimeve kushtetuese, Zendeli përsëriti deklaratën e liderit të partisë së tij Bilall Kasami, se nuk do të votojnë për miratimin e tyre. Ai tha se në Kuvend as që flitet për to, shumica aktuale nuk i ka numrat e nevojshme prej 80 deputetë për kalimin e tyre.

Bashkë me deputetin Zendeli në emisionon ishte i edhe gazetari Driton Zenku, ku temë bisede ishte koalicioni opozitar shqiptar “Lëvizja Evropiane për Ndryshim”. FLAKA

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu