Editorial: Pse perëndimi i beson Bujar Osmanit?

Bujar Osmani i dal nga akademia politike e Ali Ahmetit kurrë s’tregonte sa të “poshtër” janë kundërshtarët e tij, s’urren askënd, por flet për shpirtin e tolerancës dhe zgjohet me idenë që të bëj diçka të mirë për vendin dhe njerëzit e tij.

Thjeshtë dhe me pak fjalë: Bujar Osmani është i vërteti, beson në vlerat perëndimore, të cilat i përbrendësoi dhe krijoi në filozofi politike që mahniti edhe perëndimin. Sinqeriteti i tij në idenë e idealeve të mëdha për të cilat është angazhuar fuqishëm, integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE, e bën Bujar Osmanin të admiruar nga faktori ndërkombëtar.

Bujar Osmani i dal nga akademia politike e Ali Ahmetit kurrë s’tregonte sa të “poshtër” janë kundërshtarët e tij, s’urren askënd, por flet për shpirtin e tolerancës dhe zgjohet me idenë që të bëj diçka të mirë për vendin dhe njerëzit e tij.

Përparësia e Bujar Osmanit ndaj kandidatëve të tjerë është pikërisht përvoja e tij në skenën ndërkombëtare në pesë vitet e fundit. Ai po ashtu, ka arritur të ruajë legjitimitetin e partisë ndër vite, prandaj nuk ka pasur mosmarrëveshje të brendshme rreth kandidaturës së tij, që është një avantazh shtesë, sidomos në aspektin e mobilizimit të votave nga militantët dhe anëtarët e partisë.

Bujar Osmani ka dëshmuar se është një diplomat i mirë dhe i kompletuar përtej asaj që mund t’i thonë kundërshtarët e tij politikë dhe këtë e ka dëshmuar veçanërisht në drejtim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Në një kohë shumë delikate, kulmi i karrierës së tij politike është kryesimi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në një kohë shumë të vështirë, pra në një nga konfliktet më të mëdha të pas Luftës së Dytë Botërore, si p.sh. si ai në Ukrainë.

Ai mund të mbajë lehtësisht një post të madh siç është Presidenti i vendit nëse fiton garën e madhe, shumë konkurruese dhe të ashpër për këtë detyrë. Ai është një politikan me vizion, i pranueshëm për të gjitha partitë, i cili tashmë ka fituar mjaft përvojë si bartës i disa posteve të mëdha dhe të rëndësishme.

Profili politik i zotit Osmani, përvoja e tij tashmë e konsoliduar në ekzekutiv dhe integriteti i tij, e bëjnë kandidaturën e tij për President të Maqedonisë së Veriut një hap logjik dhe të arsyetuar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu