VMRO: Maqedonia është vendi më i varfër me inflacionin më të lartë

Nga VMRO-DPMNE, kanë bërë të ditur se mbi 600.000 njerëz jetojnë me vetëm 150 denarë në ditë! Çdo i treti qytetar jeton me vetëm 150 denarë në ditë! Maqedonia është vendi më i varfër në Evropë dhe me inflacionin më të lartë! Inflacioni në Maqedoni është 50% më i lartë se në Eurozonë!

“Partia shton se rritja e BPV-së për frymë nga viti 2017 deri në vitin 2023 në Maqedoni është vetëm 20%, ndërsa në vendet e rajonit Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri, Mal të Zi mbi 50%. Borxhi publik është rritur me gati 4 miliardë euro në 7 vite”, sthojnë nga atje.

Sipas VMRO-së, qeveria obligoi çdo qytetar për 2000 euro. Për shkak të LSDM-së dhe BDI-së, secila familje me katër anëtarë ka 8 mijë euro borxh! Nga atje shtojnë se Maqedonia është ndër 10 vendet me shkallën më të lartë të krimit në Evropë.

Ata kanë nënvizuar se Qeveria rriti me 70% çmimin e energjisë elektrike nga viti 2020 e deri më tani! Fatura e energjisë elektrike prej 2000 denarë në vitin 2020 tani është 3400 denarë. Qeveria i ka paguar tashmë mbi 200 milionë euro “Beçtel dhe Enka”, dhe as në sy nuk duket fillimi i ndërtimit të autostradës.

“Maqedonia është në krye të listës në Evropë sipas indeksit të mjerimit! Më pak të mjerë se Maqedonia janë Algjeria, Tunizia dhe Nigeria! Maqedonia është vendi me pagat dhe pensionet më të ulëta në Evropë në 6 vitet e fundit! Maqedonia po zhytet në korrupsion, theksojnë raportet e KE-së, Departamentit të Shtetit, biznesmenëve gjermanë dhe përfaqësuesve të huaj! Me këtë qeveri besimi te drejtësia është vetëm 2%! Nuk ka front evropian të BDI-së dhe LSDM-së sepse nipi i Ahmetit, Drini, e bleu “Soravian” për 30 milionë pa investuar asnjë qindarkë”, thuhet në një njoftimin e VMRO-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu