Sela nga Bogovina: ASH do të bëhet edhe më e fortë

Ziadin Sela kryetari i njërit nga krahët e ASH-së në një tubim të ASH-së në Bogovinë ka folur për zhvillimet brendapartiake dhe rolin e këtij subjekti politik.

“Në këtë situatë nuk mund të rrijmë duarkryq, por përkundrazi duhet të mobilizohemi që të japim mesazhin për të treguar se ku është ASH, për ti bërë thirrje popullit për të votuar dhe përkrahur Aleancën për Shqiptarët, me qëllimin e vetëm që ardhmëria e qytetarëve e shqiptarëve këtu në këtë shtet të jetë e sigurt, pa preokupime, pa destabilizime të mëdha politike.Kuptohet që shumë vetë i thonë ndarje kësaj që i ndodhi ASH, por është ikje nga përgjegjësia, por është fenomen që nuk ka ndodhur tek ndonjë subjekt politik, ku kryetari të ikë dhe ta lë një ushtri të tërë me njerëz që numërojnë vetëm suksese dhe kanë ballin lartë. Ne na besuat votën tuaj që është e shenjtë dhe vijmë të bashkuar përsëri dhe themi na jepni votën se ajo është e garantuar, sepse ne realizojmë”, deklaroi Sela.

Sipas tij, këto zgjedhje dhe ajo që i ndodhi ASH është një influencë prej jashtë. “ASH i ndodhi ajo e njejta që i ndodhi më 27 prill. ASH do të bëhet edhe më e fortë dhe se shumë gjëra do të sqarohen, ku shqiptarët do të jenë akoma më të përfaqësuar dhe më të fuqishëm”, deklaroi Sela.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

Gjatë këtij viti janë regjistruar 36 raste të vdekjes së foshnjave të porsalindura dhe fëmijëve

Gazetare: Linda Ebibi Ademi Gjatë këtij viti janë regjistruar 36 raste të vdekjes së foshnjave të porsalindura dhe fëmijëve. Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë vetëm për...

Mickoski dhe Ahmeti, mund të takohen pas Vitit të Ri

Sigurimi i shumicës së Badinterit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe zgjidhjeve të tjera ligjore mund të jetë një rast që Kryeministri Hristijan...

Mickoski si “Vuçiçi i vogël” apo Filipçe si “Zaevi i vogël”

Përplasja politike mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së është ashpërsuar ndjeshëm pas deklaratave të kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, i cili e quajti kryeministrin Hristijan Mickoski...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu