Lloga në Arabinë Saudite: Digjitalizimi është me rëndësi të veçantë për Maqedoninë e Veriut

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, po qëndron për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ndërsa është takuar me homologun e tij, Waleed Mohammed Al Smani. Në kuadër të vizitës, ministri Lloga, i shoqëruar nga përfaqësues të disa institucioneve të RMV-së, bëri vizita në disa institucione për t’u njohur nga afër me sistemin e drejtësisë në Arabinë Saudite.

Në takim, ministri Lloga e njohu kolegun e tij me të gjitha aktivitetet që ai ndërmerr në kuadër të resorit të tij, me qëllim të reformimit të suksesshëm të sistemit të drejtësisë përmes grupeve dhe trupave të ngritura të punës, si dhe Strategjinë e miratuar së fundmi për drejtësi, sipas së cilës do të zhvillohet procesi i reformave.

“Mbretëria e Arabisë Saudite ka një nga dixhitalizimet më të zhvilluara në botë, gjë e cila dëshmohet me mbajtjen e më shumë se 90% të seancave online. Pikërisht për këtë Ministri Lloga thekson se është e një rëndësie të veçantë për RMV-në, si vend kandidat për anëtarësim në BE, që bashkëpunimi të fokusohet fillimisht në mbështetjen eksperte dhe teknike për digjiitalizimin e suksesshëm të gjyqësorit.”

“Ata bashkërisht diskutuan ngjashmëritë dhe dallimet në dy sistemet e drejtësisë, në mënyrë që përmes shkëmbimit të përvojave të kontribuojëhet në aplikimin e suksesshëm në praktikë. Me vëmendje të veçantë, ministri Valet ndoqi prezantimin e kolegut të tij dhe premtoi ndihmë dhe mbështetje duke dërguar ekipin më të mirë në RMV për t’u njohur me punën e Këshillit TIK në Ministrinë e Drejtësisë, me çka në mënyrë të drejtëpërdrejtë do tu ndajë ndihmën e ekspertëve, krijimin dhe zbatimin e një sistemi të ri softuerik për të siguruar me sukses sundimin e ligjit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Në fund të takimit, të dy ministrat i premtuan njëri-tjetrit se fokusi do të jetë në realizimin me sukses të aktiviteteve të dakorduara.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu