Xhaferi: Kontratat kolektive janë mbi ligjet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot ka komentuar miratimin e ligjit për nënshkrimin e kontratave kolektive me pesë universitetet publike në vend, ku tha se kontratat kolektive janë mbi ligjet, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Kompetencat e Kuvendit janë për të miratuar ligje. Nuk diskutohet kompetenca. Çështja për të cilët flitet janë kontratat kolektive dhe sipas logjikës kontratat kolektive janë mbi ligjet dhe sdo mend se deputetët kanë votuar për ligjet dhe duhet siguruar buxheti për ligjet”, tha Xhaferi.

Duke komentuar deklaratat e ministrit të MPB-së Toshkovskit për dhënien pasaportave, Xhaferi tha se është mirë që ministri të fillojë në ato departamente ku e ka punën dhe të mos merret me deklaratat e mia.

Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin për arsim të lartë me të cilin mundësohet rritja e pagave të të punësuarve në universitetet publike. Vendimi i Kuvendit erdhi disa ditë pasi hyri në fuqi marrëveshja kolektive për rritjen e pagave të të punësuarve në “Shën Kirili dhe Metodi”, gjë që nxiti protesta dhe reagime nga universitetet e tjera publike, të cilët aktin e quajtën diskriminues.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ekskluzive/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në...

Pajaziti: Të jesh shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip!

“Pas çdo fushate mbeten kujtime, emocione dhe mbi të gjitha njerëzit që qëndruan. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush...

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, kërkoj punë vetëm nga kompani private

Kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicës,Haqim Ramadani humbi betejen e tij përball kandidatit maqedonas me një rezultat të ngushtë. Përveç kësaj humbjeje Ramadani humbet...

Shaholli: Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet!

Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet! Shqiptarët u nenshtruan, ashtu siç e parashikoja dhe ndjeja unë rrezikun e rimarrjes së Kërçovës dhe Strugës nga...

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu