Elon Musk ‘bie nga froni’, ja kush u bë njeriu më i pasur në botë

Për herë të parë në më shumë se nëntë muaj, Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë. Musk humbi fronin ndaj Jeff Bezos, sipas Ideksit të Miliarderëve, pasi aksionet në Tesla Inc. ranë me 7.2% të hënën.

Musk tani ka një pasuri neto prej 197.7 miliardë dollarë, ndërsa pasuria e Bezos është 200.3 miliardë dollarë. Është hera e parë që Bezos, 60 vjeç, themeluesi i Amazon.com Inc., kryeson renditjen e njerëzve më të pasur që nga viti 2021

Hendeku i pasurisë midis Musk, 52 vjeç dhe Bezos, i cili dikur ishte 142 miliardë dollarë, është zvogëluar ndërsa aksionet e Amazon dhe Tesla lëvizin në drejtime të kundërta.Tesla ka rënë rreth 50% nga kulmi i saj në 2021. Aksionet e Tesla-s ranë të hënën pasi të dhënat paraprake treguan se dërgesat nga fabrika e saj në Shangai ishin në nivelin më të ulët në më shumë se një vit. Amazon, ndërkohë, po triumfon nga rritja e shitjeve online që nga fillimi i pandemisë.

Pjesa më e madhe e pasurisë së Bezos vjen nga 9% e aksioneve të tij në Amazon. Ai është aksioneri më i madh i shitjeve me pakicë online. Për Bezos, të qenit në krye të renditjes së personave më të pasur nuk është më një gjë e re.

Ai fillimisht rrëzoi nga froni bashkëthemeluesin e Microsoft Inc. Bill Gates si personi më i pasur në botë në 2017./abcnews.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Duam më shumë tualete në Parlament”, kërkesa e çuditshme e kryeministres japoneze

Kryeministrja e Japonisë ka bashkuar forcat me më shumë se 50 ligjvënëset të tjera për të kërkuar më shumë tualete për gratë në Parlament,...

Me mbi 338 mijë vota, Albin Kurti vendos rekord të ri zgjedhor

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti, e ka thyer rekordin e tij që e kishte vendosur në zgjedhjet e 9...

Avokatët janë optimistë se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen në pranverë nga Haga

Avokati Emrush Kastrati vlerëson se procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është i tejzgjatur dhe totalisht i padrejtë. Megjithatë, Kastrati në “FIVE” u shpreh...

Vetura bie në lumin Radika! Dy persona humbin jetën

SPB Gostivar ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në rrugën rajonale MAvrovë-Dibër, një veturë me targa të Gostivarit ka rënë në lumin Radika,...

Premtime Zylali Deliaj: Koalicionit Qyra–VLEN–VMRO–Merko i ranë maskat; vazhdon avazi i vjetër, madje edhe më keq

Ranë maskat. U koalicionua pikërisht me ata që deri dje na sulmonin dhe na akuzonin publikisht, ia dorëzuan Këshillin Komunal VMRO-së dhe vazhduan të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu