Macroni u kërkon aleatëve të mos jenë “frikacakë” për Ukrainën

Presidenti francez Emmanuel Macron të martën ka thënë se është koha që aleatët e Ukrainës të bëjnë hapa përpara, duke theksuar se tani nuk është koha për të qenë frikacakë, ka raportuar Reuters.

“Ne po arrijmë në një moment në Evropën tonë ku është e përshtatshme të mos jesh frikacak”, ka thënë Macroni gjatë vizitës së tij në Pragë.

Macroni është përballur me reagime të ashpra nga shumë aleatë perëndimorë pasi diskutoi hapur idenë e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë, në një konferencë për Ukrainën që u mbajt më 26 shkurt në Paris.

Duke iu referuar pushtimit rus të Ukrainës, Macroni ka thënë të martën se Franca dhe Republika Çeke janë “të vetëdijshme se lufta është rikthyer në Evropë, se disa fuqi që janë bërë të pandalshme janë duke zgjeruar çdo ditë e më shumë kërcënimet për të na sulmuar dhe se duhet të veprojmë sipas historisë dhe guximit që kërkohet”.

Gjatë vizitës së tij në Pragë, Macroni pritet gjithashtu të diskutojë mbështetjen për planet e shpallura muajin e kaluar nga Republika Çeke, e mbështetur nga Kanadaja, Danimarka dhe të tjerë, për të financuar blerjen e armatimit nga vendet e treta për t’ia dërguar Ukrainës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu