Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një komunikate për opinionin njofton se nga sot caktimi i termineve për nxjerrjen e dokumenteve personale mund të caktohen në mënyrë elektronike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Njoftojmë opinionin se nga dje kemi prezantuar edhe një rubrikë të re në ueb-faqen https://termin.mvr.gov.mk/ e cila ka për qëllim të kontribuojë në një termin sa më të shpejtë për fotografim për dokumente personale.
Gruaja e Paul Pogbas reagon pas dënimit të futbollistit për ‘doping’Athletic Bilbao shkatërron Atletico Madridin, i bashkohet Mallorcas në finaleChelsea dhe Manchester City në garë për nënshkrimin e “Luis Suarezit të ri”Çka ndikoi që serbët të ndihen më të sigurt në Kosovë?Vranë biznesmenin shqiptar sepse ju kërkoi paratë që i kishin borxh, dënohen në Greqi b…
Konkretisht, në këtë rubrikë të quajtur “Dërgo një kërkesë për termin”, qytetarët shënojnë numrin amë, numrin e telefonit të kontaktit dhe zgjedhin se për cilin dokument dëshirojnë të caktojnë termin.
Pasi të dërgojnë kërkesën, operatorët e qendrës së thirrjeve do t’i kontaktojnë në numrin e telefonit kontaktues të treguar në mënyrë që kërkesa e tyre të bëhet në një kohë sa më të shkurtër”, thonë nga MPB./Telegrafi/