Parlamenti Evropian bën thirrje për heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Këshillit Evropian për heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës.

Kështu thuhet në Rezolutën e miratuar të enjten nga Parlamenti Evropian.

Në këtë Rezolutë po ashtu i bëhet thirrje BE-së që të miratojë një qasje të balancuar për ndërmjetësimin ndërmjet palëve në dialog në mënyrë që të kapërcehet ngërçi aktual.

“(Parlamenti Evropian) mbështet normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës; i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialog me mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, bazuar në njohjen reciproke, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në një ndër pikat e kësaj Rezolute.

Kjo rezolutë po ashtu kujton se dështimi për të avancuar në normalizimin e marrëdhënieve do të ndikonte negativisht në integrimin në BE të të dy vendeve.

“Parlamenti Evropian shpreh keqardhje për masat kufizuese të vendosura nga Këshilli kundër Kosovës dhe bën thirrje për heqjen e menjëhershme të tyre; i bën thirrje BE-së që të miratojë një qasje të balancuar për ndërmjetësimin ndërmjet palëve në mënyrë që të kapërcehet ngërçi aktual; kujton se dështimi i Dialogut do të kishte gjithashtu pasoja për rolin e BE-së si një lojtar i besueshëm i politikës së jashtme”, thuhet ndër të tjera në Rezolutën e PE-së.

Në të njëjtën Rezolutë, Parlamenti ka bërë thirrje që të ndërmerren masa ndaj Serbisë nëse rezulton se është përfshirë në sulmin e armatosur në Banjskë. /Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VV: Shqipëria të kërkojë drejtësi në OKB dhe KIE për UÇK-në, jo në Sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar të mërkurën se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, para se të protestojë kundër padrejtësisë të së ashtuquajturës Gjykatë Speciale, së...

Sela: Referendumi Kombëtar foli në Çair- Jo më diktat dhe degradim!

Çair, 15 Tetor 2025- Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar pas tubimit të mbajtur sonte në Çair, duke e cilësuar atë...

Arben Ratkoceri: Pabarazi në arsim në Butel- 31 nxënës në klasat shqipe, vetëm 13 në ato maqedonase

Të dhënat më të fundit nga Komuna e Butelit zbulojnë një pabarazi të theksuar në shpërndarjen e nxënësve sipas përkatësisë gjuhësore. Sipas statistikave, në...

Ziadin Sela: Në Butel nuk ka ndasi politike, por referendum kombëtar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka dhënë një deklaratë të fortë përmes rrjeteve sociale, ku ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve lokale në...

Ali Ahmeti: Me mobilizim dhe besim, Buteli do të jetë pjesë e historisë sonë fitimtare

Gjatë një tubimi të AKI-së me qytetarët në komunën e Butelit, Ali Ahmeti, ritheksoi rëndësinë e mobilizimit të plotë në këtë komunë, duke e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu