Taravari prezanton si ”prurje të re” në ASH, Ilirin, vëllaun e ish drejtorit, Pëllumb Vela!

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka prezantuar para aktivistëve dhe mbështetësve të tij,kuadrin më të ri që i është bashkangjitur, ASH-së në kampin opozitar.

Ajo që bije në sy është se kreu i ASH-së, si prurje të re e ka cilësuar vëllaun Pëllumb Velës, ish drejtor në spitalin e Tetovës.

Në rrjetet sociale, Taravari ka shkruar se vëllau i Pëllumbit, Ilir Vela, është afrimi më i ri në parti, raporton indeks.mk.

Më tej, Taravari i ka njoftuar mbështetësit e tij, me biografinë e mjekut, Ilir Vela.

Postmi i plotë:

Dr. Ilir Vela, mirësevjen në familjen e madhe, në Aleancën Për Shqiptarët.
Nga sot kemi kënaqësinë t’ju kemi pjesë të këtij rrugëtimi të përbashkët.
Dr. Ilir Vela i diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë – Universiteti i Prishtinës në vitin 2008, i ka kryer studimet Master në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”.
Ka doktoruar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi. Ka Certifikim të Bordit në Kirurgjinë Torakale dhe ka dhënë Provimin e Certifikimit të Bordit në Kirurgjinë e Përgjithshme: Akreditimet Kirurg i Përgjithshëm. Aktualisht punon në Klinikën Torakalo-Vaskulare në Shkup.
Dr. Vela dikur ka qenë edhe pjesë e skuadrës së njohur të volejbollit “Shkëndija”.
Çdo ditë më afër Ndryshimit me njerëz profesionist, ia VLEN!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arben Ratkoceri: Pabarazi në arsim në Butel- 31 nxënës në klasat shqipe, vetëm 13 në ato maqedonase

Të dhënat më të fundit nga Komuna e Butelit zbulojnë një pabarazi të theksuar në shpërndarjen e nxënësve sipas përkatësisë gjuhësore. Sipas statistikave, në...

Ziadin Sela: Në Butel nuk ka ndasi politike, por referendum kombëtar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka dhënë një deklaratë të fortë përmes rrjeteve sociale, ku ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve lokale në...

Ali Ahmeti: Me mobilizim dhe besim, Buteli do të jetë pjesë e historisë sonë fitimtare

Gjatë një tubimi të AKI-së me qytetarët në komunën e Butelit, Ali Ahmeti, ritheksoi rëndësinë e mobilizimit të plotë në këtë komunë, duke e...

Osmani zbulon: Brukseli pret që Qeveria e re me AKI-n të sigurojë ndryshimet kushtetuese

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në tubimin e sontëm në Çair zbuloi se ka marrë një mesazh të drejtpërdrejtë nga...

Bugaqku: Dinari vazhdon të qarkullojë në Kosovë, dhe jo vetëm në veri

Bugaqku: Dinari vazhdon të qarkullojë në Kosovë dhe jo vetëm në veri Vullnet Bugaqku nga KDI, në emisionin “Click” në RTV21, deklaroi se ndonëse çështja...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu