Sindikatat e 5 universiteteve shtetërore: Rritja e rrogave për 22% vetëm për të punësuarit në “Kiril dhe Metodi” është diskriminim

Sindikatat e universiteteve “Nënë Tereza”, “Tetovës”, “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, “Goce Dellçev” – Shtip dhe “Shën Apostol Pavle” – Ohër, reagojnë ndaj Qeverisë dhe Kuvendit në lidhje me rritjen e rrogave për 22% për të punësuarit në universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Me këtë, siç thonë ata, u është bërë diskriminim dhe kërkojnë edhe atyre t’u rriten rrogat, transmeton Portalb.mk.

“Nisma e nënshkrimit të Marrëveshjeve Kolektive ka filluar, gjegjësisht Propozimteksti i Marrëveshjeve Kolektive prej të gjitha universiteteve publike është dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut shumë më herët para shpalljes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, prandaj si përfaqësues të sindikatave konsiderojmë se padrejtësisht dhe jo me fajin tonë të njëjtat nuk janë nënshkruar me themeluesin, Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë sindikatat e universiteteve.

Për këto shkaqe ata kërkojnë që më së voni deri më 08.03.2024 të kryhet procedura dhe të fillohet me nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive me secilin universitet në vete.

“Njëkohësisht, theksojmë se me mosnënshkrimin e Marrëveshjeve Kolektive të punësuarit e universiteteve të tjera publike vihen në pozitë të pabarabartë në raport me të drejtën, në veçanti në fushën e pagave dhe përfitimeve. Për këtë konsiderojmë se padrejtësisht jemi diskriminuar”, thuhet në reagim.

Ata gjithashtu i bëjnë thirrje Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi në Republikën e Maqedonisë së Veriut që në mënyrë aktive të përfshihet në zgjidhjen e këtij problemi, sepse në këtë mënyrë shkelen themelet e vlerave thelbësore dhe parimet kushtetuese për barazi dhe mosdiskriminim të qytetarëve.

“Kërkojmë në një kohë sa më të shkurtër të pranohemi në takim te kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, zotëri Talat Xhaferi, ashtu që ta njoftojmë me gjendjen tonë. Përderisa kërkesat tona të ligjshme nuk respektohen, atëherë si sindikata të pesë universiteteve publike, do të detyrohemi të sillemi sipas parimeve të organizimit sindikalist, përmes ndërmarrjes së të gjitha mjeteve ligjore që kemi në dispozicion, duke e përfshirë në fund të fundit edhe protestën publike”, thonë sindikatat.

Ndryshe, në seancën e 7-të Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për njoftimin për nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive të Lidhjes së Sindikatave të Punonjësve të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas konkluzioneve të qeverisë të miratuara, punonjësit e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, nga ky muaj do të marrin paga më të larta mesatarisht për rreth 22 për qind dhe do t’u paguhet diferenca për muajin janar në mënyrë retroaktive.

“Ky është fillimi i përmbushjes së detyrimit të shtetit, i cili rrjedh nga Marrëveshja kolektive individuale e këtij institucioni të arsimit të lartë, e nënshkruar më 29.12.2022, dhe që të niset të zbatohet nga 01.01.2024. Sipas informacioneve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, gjithsej 3.000 profesorë, asistentë, persona administrativë dhe teknikë do të fillojnë të marrin një rritje të të ardhurave personale në bazë të pagës për rreth 22%, dhe rritje shtesë me një përqindje të caktuar do të ketë nga muaji mars, kur planifikohet edhe rritje e pagës minimale në vend”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Sipas kumtesës, bëhet fjalë për obligim i cili buron nga marrëveshja kolektive individuale e nënshkruar ndërmjet Sindikatës së punëtorëve të USHKM-së dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut si themelues i institucionit të arsimit të lartë dhe qëllimi i të cilit është përmirësimi i të drejtave, mundësive dhe gjendjes materiale të punonjësve të Universitet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SKANDAL: FSSH nuk lejon punësimin e 155 motrave medicinale në spitalin e Tetovës, Azir Aliu hesht! (DOKUMENT)

Fondi i sigurimit shëndetsor të Maqedonisë së Veriut nuk ka lejuar punësimin e 155 motrave medicinale të cilat për një kohë qëndruan në grevë....

Me 84 mijë dollarë hakmarrje: Gruaja në Kinë detyron Louis Vuitton të numërojë çdo kartëmonedhë – pastaj largohet pa blerë asgjë

Një grua në Kinë i dha një kuptim të ri shprehjes “hakmarrje me stil”, pasi u rikthye në dyqanin Louis Vuitton jo për të...

Që nga mosha 15 vjeçe ishte në koma, ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al-Waleed bin Khalid Al-Saud është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare, pasi kaloi më shumë se dy dekada në koma pas një...

Mislimi: anketa e rreme ka dalë nga zyra e Lëvizjes BESA, pa lejen dhe miratimin e liderëve të VLEN-it.

Gazetari Rami Mislimi ka zbuluar se kush e ka porositur anketën e VLEN-it, e realizuar gjoja nga IHC por që rezultoi e rreme, njofton...

Kurti dhe Limaj takohen, s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu