SKANDAL NË ÇAIR: Pyetje serioze për Ngrohtoren dhe lidhjet me Izet Mexhitin

Sot ngritim një çështje që trondit opinionin publik të Çairit dhe që kërkon përgjigje të menjëhershme nga institucionet shtetërore.
Bëhet fjalë për një skandal të mundshëm me Ngrohtoren e Çairit – një kompani që ka rol jetik për mijëra familje, por që pas privatizimit të fundit, po rezulton të jetë e lidhur me qarqe politike dhe figura të afërta me Izet Mexhitin
Sipas të dhënave zyrtare nga Regjistri Qendror, emri Perihan Tafilovska – bashkëpunëtore shumëvjeçare në institucione ku ndikim ka pasur Izet Mexhiti – figuron si bashkëpronare e Ngrohtores së Çairit, një kompani që së fundmi është blerë nga një grup investitorësh.
E njëjta Tafilovska ka qenë për vite me radhë e angazhuar në prokurime publike në disa institucione shtetërore, përfshirë Universitetin “Nëna Terezë” dhe MEPSO, ku janë ndarë kontrata milionëshe. Sot, ajo shfaqet si bashkëpronare e një kompanie që fiton çdo muaj nga faturat e qytetarëve.
Pyetjet që kërkojnë përgjigje të menjëhershme:
– Si mundet që një person me karrierë të gjatë në prokurime publike të bëhet pronare e një kompanie që operon në interes publik?
– Si ka arritur paga e një nëpunëseje shtetërore të mjaftojë për blerjen e një kompanie me vlerë të lartë tregu?
– A është bërë procesi i shitblerjes në mënyrë transparente dhe me çmim real?
– A mund të bëhet fjalë për përfaqësim të kapitalit të Izet Mexhitit, përmes bashkëpunëtores së tij më të afërt?
– Dhe mbi të gjitha – a kemi të bëjmë me një konflikt të pastër interesi mes funksionit publik dhe përfitimit privat?
Burime nga sektori i energjetikës paralajmërojnë se pas privatizimit të fundit, Ngrohtorja e Çairit po kthehet në biznes politik. Nëse këto lidhje vërtetohen, atëherë flasim për një rast tipik të përzierjes së interesit publik me atë privat, ku qytetarët paguajnë çmimin, ndërsa përfituesit janë të lidhur me politikën.

I bëjmë thirrje publike Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokurorisë Publike që menjëherë të nisin hetime dhe të konstatojnë:
– A ka pasur konflikt interesi në këtë rast?
– A ka pasur ndikim politik në procesin e privatizimit?
– A është bërë pasurim i paligjshëm në kurriz të qytetarëve të Çairit?

Transparenca nuk është akuzë – ajo është detyrim ndaj qytetarëve! Publiku ka të drejtë të dijë:
– Kush e zotëron sot Ngrohtoren e Çairit?
– Me çfarë parash është blerë?
– Kush përfiton realisht nga kjo kompani që u shërben banorëve të Çairit?
Ky rast do të jetë testi më i madh i transparencës dhe llogaridhënies publike në Komunën e Çairit. Nëse heshtet – atëherë kemi të bëjmë me kapje të plotë politike të një sektori jetik publik.

Qytetarët e Çairit kanë të drejtë të dinë të vërtetën! Ngrohja që paguajnë qytetarët çdo muaj, nuk mund të kthehet në fitim për miqtë politikë të Izet Mexhitit. Prandaj, kërkojmë hetim të plotë, publikim të pronarëve realë dhe përgjegjësi ligjore për çdo shkelje që do të vërtetohet.TetovaSot

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shtëpia e Bardhë publikon emrat që do ta udhëheqin Gazën, në mesin e tyre edhe Hakan Fidan

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten anëtarët e një komiteti të ri “teknokratik” që do të mbikëqyrë tranzicionin e pushtetit në Rripin e Gazës,...

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, pranon Islamin?

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë emër në Portokalli, për të vijuar më pas në performanca të...

Dështon kapja e të dyshuarit për vrasje! I dyshuari nga Batinca ende në arrati, aksioni vazhdon

Mbrëmë policia ka zhvilluar një aksion, duke bastisur disa objekte në fshatin Batincë të Shkupit, në përpjekje për të kapur një të dyshuar për...

Rusia thotë se Putini mori ftesë nga Trump për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se presidenti rus, Vladimir Putin është ftuar të bashkohet me “Bordin e Paqes”, një organ i ri...

SHBA LARGOHET NGA IRAKU! Bagdadi konfirmon fundin e pranisë ushtarake amerikane federale

Qeveria e Irakut ka njoftuar tërheqjen e plotë të forcave amerikane nga të gjitha objektet ushtarake brenda territorit federal të vendit, duke shënuar fundin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu