Durmishi: Sukseset e Bilall Kasamit në Tetovë po e ngulfatin BDI-në

“Ditëve të fundit, kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, iu është bërë therrë në sy qeveritarëve. Kësaj pengese të Qeveritarëve, iu ka paraprirë numri i madh i investimeve në qytetin e Tetovës. Kuptohet sepse pas më shumë se dy dekada, kreu i komunës dhe Lëvizjes BESA, Bilall Kasami po i realizon, pasi ish kryetarët e BDI-së, vetëm premtonin dhe i arsyetoheshin popullit për mosrealizim të projekteve, ndërkohë që tani janë realizuar dhe po realizohen edhe shumë projekte që aspak nuk kanë qenë të premtuara”, shkruan Besar Durmishi, përfaqësues i lartë i Lëvizjes BESA në Tetovë.

Sipas tij, sukseset e Bilall Kasamit por edhe frika nga ngritja e tij në skenën politike si lider i opozitës së bashkuar, e detyruan pushtetin që të paguajnë shuma të majme për të bërë anketat, që do i nxjerrin se gjoja pushtetarët po rriten .

“Kjo Qeveri edhe më tej vazhdon të mendoj se shqiptarët në vend janë të shurdhër dhe të verbër dhe do i gëlltisin këto! E kjo anketë, e porositur, më se shumti nxori në pah Aleancën për Shqiptarët. Duke porositur aktivistët dhe bashkë partiakët që ta shpërndajnë anketën sa më shumë, sepse kreu i kësaj partie paska besueshmërinë më të madhe dhe rejting në rritje.

Nga Lëvizja BESA, ju përcjellim vetëm një porosi.

Anketa më e mirë e jona është populli dhe përkrahja e popullit përmes votës, siç ishte ajo e fundit në Tetovë, kur ASH e pa se sa vlen dhe ku e ka vendin. Andaj edhe një herë po ju porosisim nga opozita: Nëse vërtetë mendoni se e keni aq rejtingun e lartë dhe “besimin e madh” në popull, shpallni zgjedhjet dhe pritni rezultatet”, shkruan Durmishi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Azizi: Safe City shpëton jetën!

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kritikave për Ligjin “Safe City”, duke sqaruar në mënyrë indirekte edhe përfitimet reale që kjo...

Skandal në Ministrinë e Bujqësisë: Zyrtar i lartë ka përvetësuar subvencione për toka që nuk i posedon

Një ish‑zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, i angazhuar si kryetar i njësisë rajonale në Kavadarci, dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme duke siguruar...

Momenti kur Nënë Tereza i drejtohet Bill Clintonit: “Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi”

Nënë Tereza, e njohur sot në mbarë botën si Shën Tereza, mbetet një nga figurat më të mëdha humane të historisë. Vepra e saj...

Mendo dy herë para se të hedhësh parfum në qafë!

Shumë parfume përmbajnë përbërës kimikë që mund të ndërhyjnë në balancën hormonale të trupit. Kur parfumi aplikohet drejtpërdrejt në zonën e qafës, këto substanca...

Agjenda e plotë e Ramës në Izrael, protokoll i nivelit më të lartë i rezervuar për pak liderë botërorë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael, ku është pritur me protokoll të nivelit më të lartë shtetëror, një trajtim i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu