Selimi: Partnerët shqiptarë në qeveri nuk lejohen as të guxojnë

Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar me tone kritike ndaj qasjes së kryeministrit të RMV-së, Hristijan Mickoski, duke e cilësuar sjelljen e tij politike si “një formë të re të disciplinimit parandalues të shqiptarëve në qeveri”.

Sipas Selimit, pas zgjedhjeve lokale, Mickoski ka filluar t’i “disiplinojë” paraprakisht partnerët shqiptarë të koalicionit, në mënyrë që të mos lejojë rritjen e pritshmërive dhe të paralizojë çdo guxim politik eventual nga ana e tyre. Ai thekson se kjo metodë funksionon që në start, pasi shqiptarët në pushtet kalojnë direkt në fazën e justifikimeve dhe relativizimeve të vendimeve të qeverisë.

“Disiplinimi nuk vjen më si reagim ndaj një gabimi, por si parandalim i guximit eventual,” shkruan Selimi, duke shtuar se modeli i vjetër i “disiplinimit reaktiv” ende ekziston dhe manifestohet me kallëzime policore edhe pas kërkimfaljeve publike.

Selimi e mbyll reagimin me ironi, duke lënë të kuptohet se ky cikël politik është kthyer në normalitet për përfaqësuesit shqiptarë në qeveri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandal në Ministrinë e Bujqësisë: Zyrtar i lartë ka përvetësuar subvencione për toka që nuk i posedon

Një ish‑zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, i angazhuar si kryetar i njësisë rajonale në Kavadarci, dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme duke siguruar...

Momenti kur Nënë Tereza i drejtohet Bill Clintonit: “Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi”

Nënë Tereza, e njohur sot në mbarë botën si Shën Tereza, mbetet një nga figurat më të mëdha humane të historisë. Vepra e saj...

Mendo dy herë para se të hedhësh parfum në qafë!

Shumë parfume përmbajnë përbërës kimikë që mund të ndërhyjnë në balancën hormonale të trupit. Kur parfumi aplikohet drejtpërdrejt në zonën e qafës, këto substanca...

Agjenda e plotë e Ramës në Izrael, protokoll i nivelit më të lartë i rezervuar për pak liderë botërorë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael, ku është pritur me protokoll të nivelit më të lartë shtetëror, një trajtim i...

Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK’së

Avdullah Hoti ka shpallur kandidaturën për kryetar të LDK’së dhe ka kërkuar besimin e strukturave të partisë që ta marrë këtë detyrë. “Pas dorëheqjes së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu