Revoltë në Strugë pas deklaratës së Mickoskit: Qytetarët reagojnë ashpër për çështjen e flamurit

Reagime të shumta pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se është i zhgënjyer që në festën e Ditës së flamurit në Strugë nuk ishte vendosur flamuri shtetëror.

“Ndoshta është gabim i tij, sepse në disa vende kishte. Gabim i tij është. Në disa vende kishte edhe flamur shtetëror edhe shqiptar. Këtu pranë Drinit ishte gjithçka me flamuj shqiptarë nga të dyja anët. Kishte flamuj shtetëror pranë komunës. Unë jam 74 vjeç, dikur uleshim në një tavolinë romë, shqiptarë, maqedonas, turq, vllahë, të gjithë bashkë, tani shoh që nuk është më e njëjta”, u shpreh një qytetar.

“Nuk mund tani shqiptarët të thonë se janë maqedonas ose maqedonasit të thonë se janë shqiptarë. Të drejtën e flamurit do ta ketë secili. Ky është ligji, kjo është demokracia, nuk ka lojëra e as intriga”, tha një tjetër qytetar.

Mickoski tha se kryetari i komunës kishte mundësi të shquhej si kryetar mbipartiak, kryetar i të gjithë qytetarëve, por nuk e bëri këtë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

‘Nuk më tut, Sami!’ – Matoshi i kthehet Lushtakut: Të kanë mujt burrat, mos u kap me gra!

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar ashpër pas deklaratave fyese dhe denigruese të kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku, i cili së fundmi...

Gjorgjievski emëron gjashtë udhëheqës të rinj në NP-të e Shkupit, VLEN kritikon nxitimin dhe mbetet pa drejtori

Me ndërmarrjen publike “Parkingjet e Qytetit” në Shkup, do të udhëheqë Vlladimir Kronevski, i cili vjen nga Lidhja Demokratike, parti në koalicion me VMRO-DPMNE-në. Paraprakisht,...

“VLEN, nën dirigjimin e Mickoskit”/ Protesta pro UÇK në Shkup, Selimi: VLEN nuk gjeti guximin, gabim i madh…

Organizata e Veteranëve të Luftës të ushtrisë çlirimtare të Kosovës do të mbajnë protesten e tyre të rradhës në Shkup me datë 13 dhjetor,...

MPB godet Strugën: Niset procedurë kundërvajtëse ndaj kryetarit Qyra për mungesën e flamurit shtetëror

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, njoftojnë se kanë nisur procedurë kundërvajtëse ndaj kryetarit të Komunës së Strugës për mospërdorimin e flamurit shtetëror në...

Mickoski godet Strugën për 28 Nëntorin: Qyra përkulet para kryeministrit- ‘S’e bëra me qëllim’

Kreu i Komunës së Strugës Mendi Qyra konfirmon porosinë e kryeministrit Mickoski i cili ka reaguar për manifestimin me rastin e 28 Nëntorit në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu