Arrestohet miss Maqedonia pas përplasjes me policinë, lopët e saj kanë ngrënë lakrat në arat e fqinjëve (Video)

Ish missi i Maqedonisë nga Kriva Pallanka afër Kumanovës, Julijana Gjorgjievska (fitoi edhe titullin Miss Euroazia në vitin 2024 në Itali), tani është fermere dhe me familjen e saj posedojnë mbi 500 krerë lopë.

Dje pasdite ajo dhe familjarët janë përplasur me policinë, e cila ka intervenuar në bazë të ankesave të bashkëfshatarëve se lopët e familjes Gjorgjievski ua dëmtojnë të mbjellat vjeshtore dhe se u kanë ngrënë mbi 40 tonelata lakra. Policia ka ka konfiskuar mbi 500 lopë, por Julijana dhe familjarët e san kanë zhvilluar një “luftë” të vërtetë me ta, siç mund ta shihni edhe te video në fund të tekstit, shkruan lideri.mk.

Julijana është liruar, kurse Prokuroria e Kumanovës ka njoftuar se në fund vetëm babai i Julijanes, tani ish-pronari i më shumë se 500 lopëve u arrestuar në Kriva Pallankë, pasi u rezistoi oficerëve të policisë dhe inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë që erdhën për të sekuestruar kafshët.

Pas një rezistence të shkurtër, burri u transferua në stacionin e policisë në Kriva Pallankë.

Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës konfirmoi se është hapur një çështje dhe do të trajtohet me procedurë të përshpejtuar. Çështja do të shqyrtohet nesër, kur prokuroria të marrë raportin zyrtar nga policia.

Rastësisht, javën e kaluar, vendasit protestuan për shkak të dëmeve të shkaktuara nga lopët dhe për shkak të kërcënimeve që pësuan nga ish-pronari dhe vajzat e tij pas paraqitjes së raporteve.

Fermerët po numërojnë dëmet e fundit të shkaktuara nga kopetë e lopëve në të mbjellat e tyre. Ata thonë se në një sezon bujqësor, qindra tonelata produkte bujqësore u shkatërruan në zonat e fshatrave të Kriva Pallankës./Lideri

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Azizi: Safe City shpëton jetën!

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kritikave për Ligjin “Safe City”, duke sqaruar në mënyrë indirekte edhe përfitimet reale që kjo...

Skandal në Ministrinë e Bujqësisë: Zyrtar i lartë ka përvetësuar subvencione për toka që nuk i posedon

Një ish‑zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, i angazhuar si kryetar i njësisë rajonale në Kavadarci, dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme duke siguruar...

Momenti kur Nënë Tereza i drejtohet Bill Clintonit: “Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi”

Nënë Tereza, e njohur sot në mbarë botën si Shën Tereza, mbetet një nga figurat më të mëdha humane të historisë. Vepra e saj...

Mendo dy herë para se të hedhësh parfum në qafë!

Shumë parfume përmbajnë përbërës kimikë që mund të ndërhyjnë në balancën hormonale të trupit. Kur parfumi aplikohet drejtpërdrejt në zonën e qafës, këto substanca...

Agjenda e plotë e Ramës në Izrael, protokoll i nivelit më të lartë i rezervuar për pak liderë botërorë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael, ku është pritur me protokoll të nivelit më të lartë shtetëror, një trajtim i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu