Shaholli: A e ka humbur Severnistani rrugën në oborr?!

Sipas zhvillimeve të fundit dhe konkluzionit të Progres Raportit të BE-së disa javë më parë, Severnistani nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave, por ka ngelur në vend që nga 2022, kur vetoja bullgare kërkoi kushtet e saj dhe deri më sot nuk ka bërë asnjë hap përpara, për shkak të mendësisë nacionaliste të qeverisë autoritariste të premierit Micko, nga frika e rreziku të zhbërjes së identitetit kombëtar dhe gjuhës së tyre të kërcënuar nga fqinji bullgar.

Për qeverinë e koalicionit ndryshimet kushtetuese nuk janë zgjidhje për “državën” pasi siç pretendon despoti Micko, 20% nuk është pjesë e agjendës nëse një ditë do ketë iniciativë për ndryshimet kushtetuese.

Dhe këtu papërgjegjshmëria bie mbi servilët shqiptarë të qeverisë së koalicionit, të cilët nuk kanë guxim t’i kërkojnë despotit të tyre që në rastin e parë kur do të vendosin për ndryshimet kushtetuese, të hiqet nofka e poshtërimit të identitetin tonë gjuhësor 20%, megjithse kanë premtuar se ky denigrim do të shlyhej brenda 6 muajve të parë të qeverisë së koalicionit.

Në këtë rast bullgarët treguan treguan shenja pjekurie dhe solidariteti me pakicën e tyre për te drejtat e pakicave dhe pjesemarrjen e bullgarëve ne preambulën e kushtetutës së Severnistanit.

Nga ana tjetër, partiçkat tona pa përjashtim nuk janë kujtuar se në preambulën e kushtetutës ata bëjnë pjesë në menyrë të turpshme në “thesin e pakicave” si turqit, romët, boshnjakët, serbët et., megjithse shqiptarët janë mbi 30% e popullsisë së vendit!

A i kanë shërbyer partiçkat shqiptare kombit të cilit i përkasin apo pusht-shtetit, që nuk e njeh identitetin gjuhësor dhe kombëtar të popullit shqiptar në kushtetutë që prej dy dekadash, ku po këta partiçka të ashtuquajtura shqiptare vazhdojnë ta genjejnë opinionin shqiptar se gjuha shqipe dhe statusi politik qënkësh i barabartë me maqedonishten?

Kushtetuta, si rregullator i ligjeve dhe shtetit të së drejtës, nuk përfaqëson përbërjen etnike ne državën e Severnistanit, por mbron dhe ruan supremacinë e pushtetit dhe të shtetit vetëm për maqedonët e Mickos dhe të Filipçes.

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Azizi: Safe City shpëton jetën!

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kritikave për Ligjin “Safe City”, duke sqaruar në mënyrë indirekte edhe përfitimet reale që kjo...

Skandal në Ministrinë e Bujqësisë: Zyrtar i lartë ka përvetësuar subvencione për toka që nuk i posedon

Një ish‑zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, i angazhuar si kryetar i njësisë rajonale në Kavadarci, dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme duke siguruar...

Momenti kur Nënë Tereza i drejtohet Bill Clintonit: “Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi”

Nënë Tereza, e njohur sot në mbarë botën si Shën Tereza, mbetet një nga figurat më të mëdha humane të historisë. Vepra e saj...

Mendo dy herë para se të hedhësh parfum në qafë!

Shumë parfume përmbajnë përbërës kimikë që mund të ndërhyjnë në balancën hormonale të trupit. Kur parfumi aplikohet drejtpërdrejt në zonën e qafës, këto substanca...

Agjenda e plotë e Ramës në Izrael, protokoll i nivelit më të lartë i rezervuar për pak liderë botërorë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael, ku është pritur me protokoll të nivelit më të lartë shtetëror, një trajtim i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu