Ku po shkoni, oj dele?- Po shkojmë me votu kasapin tonë!

shkruan: Lis Bukuroca
Nuk mund të ndërtohet shtet ligjor në një vend ku populli, me votë, rikthen në pushtet hajdutët e vet!

Në një vend të tillë, as ata që i votojnë dhe as oligarkët nuk e duan shtetin: ata duan vetëm një atdhe pa shtet, ku askush nuk mban përgjegjësi.

Si mund të presim drejtësi, kur vetë votojmë padrejtësinë?

Si mund të presim përmirësim, nëse votojmë të kaluarën që ka plaçikur shtetin, atdheun?

Derisa të mos kuptojmë se vota është arma jonë e parë kundër krimit të organizuar politik, shtet ligjor nuk do të ndërtojmë. Nuk do të kemi.

Përkundrazi, do të ikim drejt vendeve tjera ku popujt tjerë nuk lejojnë dhe nuk durojnë t’u vidhet shteti.

Të votosh pasuesit e hajdutëve, pa u distancuar ata nga hajdutëria e kaluar, do të thotë të legjitimosh vazhdimin e vjedhjes në të ardhmen.

Dhe kështu, ata do të vazhdojnë të pasurohen (ti ia mundëson me votën tënde), kurse ti do të përgaditesh për të ikur diku në Perëndim, natyrisht, nëse nuk je duke vjedhur bashkë me ta…

Ku po shkoni oj dele, me kaq ngut?

Po shkojmë me votue kasapin tonë!

Po pse, oj budallica? A po ju doket jeta e gatë a?

Jo, jeta oshtë e shkurtë… po kasapi oshtë i përhershëm!

Po a keni men n’krye oj bagti?

Men po… por zakon e kemi! Fat!

Po ju s’jeni normale!

Normale oshtë relative çoban!

Veç viktima oshtë absolute!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu