Çento, i dënuar për terrorizmin e 27 prillit në Kuvend, bëhet investitor ndërtimi me dhjetëra banesa në pronësi

Jane Çento, i cili është dënuar me vendim të formës së prerë me 13 vite burg për sulmin në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill 2017, është bërë bashkëpronar i një kompanie ndërtimore në Prilep, e cila tashmë zotëron të paktën dhjetë apartamente, transmeton Portalb.mk.

“Që nga 10 nëntori, Çento është futur si ortak në shoqërinë tregtare “Arena Grup import–eksport DOOEL Prilep”. Kompania, e regjistruar në vitin 2022 dhe e specializuar për ndërtimin e objekteve banesore dhe jo-banesore, deri në fund të vitit 2024 kishte realizuar të ardhura të vogla dhe detyrime rreth 200 mijë euro”, shkruan Portali Faktor.

Sipas të dhënave të marra nga Regjistri Qendror, pronarët fillestarë të kompanisë kanë qenë Eldin, Esad dhe Eldina Hasanoviq nga fshati Llazhani, komuna Dollneni, me pothuajse pjesë të barabarta pronësie.

Nga ajo që mund të verifikohet menjëherë përmes kërkimeve publike, “Arena Grup” si investitor ka marrë vitin e kaluar në korrik leje ndërtimi nga Komuna e Prilepit për një objekt banesor në lagjen “Dimo Narednikot”, pranë sallonit “Mebel Vi”, për çka janë njoftuar edhe banorët përreth.

Bëhet fjalë për dy parcela prej rreth 500 m² secila, në pronësi të një personi të quajtur Petko Risteski. Sipas të dhënave të Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive, “Arena Grup” tashmë posedon rreth dhjetë apartamente me sipërfaqe rreth 70 m² dhe hapësira ndihmëse të tjera.

Portali “Faktor” ka dërguar pyetje në Komunën e Prilepit për të mësuar nëse kompanisë “Arena Grup DOO Prilep” i është dhënë ndonjë leje tjetër ndërtimi dhe në çfarë faze ndodhet aktualisht objekti i lejuar, por deri tani nuk ka marrë përgjigje. Nuk ka përgjigje as nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve për statusin e tanishëm të Çentos si person i dënuar.

Kujtojmë se, dy vjet e gjysmë më parë, Çento mori për herë të parë një fundjavë të lirë që nga dënimi i tij, ndërsa në mars të vitit të kaluar ai mori pjesë në konventën solemne të VMRO-DPMNE-së në Shkup, ku Gordana Siljanovska-Davkova u konfirmua si kandidate për presidente.

Ai, së bashku me të pandehurit e tjerë, u dënua për veprën “terrorizëm dhe cenim të rendit kushtetues” për ngjarjet e ndodhura në Kuvend.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu