Deputetët e VMRO-së, VLEN-it dhe ZNAM-it dorëzuan iniciativë për një Komision Hetimor për rastet “Pulse”, “Spitalin Modular”, “Durmo Turs” dhe “Besa Trans”

Deputetët e OBRM-PDUKM, VLEN-it dhe ZNAM-it i paraqitën sot Kuvendit një Iniciativë për formimin e një Komisioni Hetimor për të përcaktuar rrethanat e veprimeve të institucioneve në lidhje me tragjeditë dhe aksidentet në vend.

Qëllimi i këtij Komisioni Hetimor, siç deklaroi në një konferencë për shtyp deputeti Bojan Stojanoski nga OBRM-PDUKM, është të përcaktojë përgjegjësinë e zyrtarëve, bartësve të funksioneve publike dhe personave të tjerë të lidhur, si dhe të përcaktojë rrethanat e veprimeve të institucioneve në lidhje me zjarrin në diskotekë në Koçan, zjarrin në spitalin modular në Tetovë, aksidentin e trafikut të “Durmo Turs” në Llaskarcë dhe aksidentin e trafikut të “Besa Trans” në Bullgari.

Stojanoski tha se iniciativa është nënshkruar nga 77 deputetë dhe se kjo është provë se ata nuk duan t’i politizojnë këto ngjarje tragjike, por se duan t’u ndihmojnë të prekurve të marrin drejtësi.

“Të gjitha pyetjeve duhet t’u jepet përgjigje, dhe të gjitha rastet duhet të marrin epilogun e nevojshëm”, tha Stojanoski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Erdogan bisedë telefonike me Putin, zbulohen diskutimet mes dy presidentëve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, ku në qendër të diskutimeve ishte propozimi...

Ndërron jetë foshnja në spitalin e Kërçovës

DPB Kërçovë njofton se në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës ka ndërruar jetë një foshnje një vjeçare. “Mbrëmë në orën 12:10 në DPB të Kërçovës...

Ukraina vendos vijat e kuqe: Nuk i dorëzojmë territoret e pushtuara

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur për diskutimet e vazhdueshme mbi një plan paqeje në Ukrainë. Duke folur nëpërmjet një lidhjeje video në një samit...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,55...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu