Mot i lig, erë e fortë dhe bubullima pritet të godasin vendin

Moti sot në vend do të jetë kryesisht i vranët me reshje lokale të herëpashershme shiu. Në disa zona reshjet do të jenë më të dendura (mbi 30 litra për metër katror në 24 orë), lokalisht me kushte për mot të lig me erë të fortë (mbi 60 kilometra në orë) dhe paraqitje të rralla të vetëtimave dhe bubullimave.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 13 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i vranët me reshje të herëpashershme shiu, që në disa pjesë të ultësirës mund të jenë më të dendura. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 14 gradë.

Nën ndikimin e një serie valësh ajri të lagësht, deri në fund të javës pritet periudhë moti me vranësira të ndryshueshme dhe temperatura relativisht të larta, shoqëruar me reshje lokale shiu.

Në disa zona reshjet do të jenë më të dendura, lokalisht me kushte për mot të lig me erë të fortë (mbi 60 kilometra në orë) dhe bubullima të rralla. Brenda 24 orëve pritet të bjerë një sasi më e madhe shiu (mbi 30 litra për metër katror). Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor, njofton DPHM.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Clark: Nga shtypja lindin luftëtarët e lirisë – kjo është shkruar edhe në Deklaratën e Pavarësisë

Gjenerali Clark theksoi se në betejën kundër shtypjes, perceptimi ndaj kryengritësve shpesh ndryshon, sikurse në rastin e UÇK-së, ku veprimet e saj fillimisht ishin...

Clark: Liderët në Uashington “ia ngrehën veshin” Gelbardit që i quajti “terroristë” Jasharët

Prokurori Halling pyeti gjeneralin Clark nëse pjesëtarët e UÇK-së ishin konsideruar “terroristë” nga komuniteti ndërkombëtar në fillim. Gjenerali Clark kujtoi rastin kur udhëheqja amerikane qortoi...

Clark: U sigurova që Serbia të mos kthehej kurrë në Kosovë

Gjenerali Clark theksoi përgjegjësinë e tij direkte në menaxhimin e situatës në Kosovë pas hyrjes së trupave të NATO-s, duke mos lënë vend për...

Clark fuqishëm: Kur njerëzit luftojnë kundër shtypjes, kalojnë nga terroristë në luftëtar lirie

Wesley Clark po e vazhdon dëshminë në Hagë. Ai u pyet lidhur me deklaratat se a ishte UÇK-ja terroriste. Clark tha se kur dikush kufton kundër...

Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump

Një sulm ushtarak ndaj Venezuelës nga Shtetet e Bashkuara do të shënonte fundin politik të presidentit Donald Trump. Është ky paralajmërimi i presidentit venezuelian...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu