Anketë shqetësuese: 46.5% e të rinjve në Maqedoninë e Veriut nuk besojnë më në anëtarësimin në BE!

Shumica e të rinjve në Maqedoni e shohin pozitivisht Bashkimin Evropian, por gati gjysma nuk besojnë se vendi ndonjëherë do të bëhet anëtar të Unionit, përcjell TV21. Kjo nxjerr në pah një rritje të euroskepticizmit mes të rinjve në vendet kandidate për BE, theksohet në publikimin “Sfidat e euroskepticizmit të të rinjve në Ballkanin Perëndimor: Rasti i Maqedonisë së Veriut”. (Countering Youth Euroscepticism in the Western Balkans: The Case od North Macedonia)

“Ky hendek mes shpresës dhe realitetit, interesit dhe mosbesimit, idesë evropiane dhe sfidave lokale, krijon bazën e euroskepticizmit te të rinjtë. Kërkohet një veprim i koordinuar, i partnerizuar dhe afatgjatë për të përfshirë të rinjtë si krijues dhe jo thjesht si audiencë,” theksohet në publikim.
Sipas studimit, i cili përfshiu një anketë online me 1.000 të rinj, nga të cilët 81.5% ishin studentë, 41% e të rinjve e perceptojnë BE-në pozitivisht, 24% negativisht, ndërsa 35% e shohin neutralisht.

Sa i përket perspektivës së Maqedonisë në BE, 46,5% nuk besojnë se vendi do të bëhet ndonjëherë anëtar, ndërsa 35,8% mendojnë se kjo është e mundur, por në një të ardhme më të largët. Vetëm 6,7% besojnë se vendi mund të bëhet anëtar në pesë vitet e ardhshme.

Në lidhje me pengesat kryesore për integrimin, 84,6% e të rinjve përmendën korupsionin, 61% mosmarrëveshjet bilaterale, dhe 60% mungesën e besimit në institucionet shtetërore.

“Të rinjtë e njohin ambientin politik vendas si pengesën kryesore për përparimin drejt BE-së dhe presin hapa konkretë nga institucionet për të luftuar korrupsionin”, theksohet në publikim.
Megjithatë, 53% e të rinjve ndihen mjaftueshëm të informuar për vlerat dhe politikat e BE-së, ndërsa 22% janë shumë të informuar dhe 21,5% pjesërisht të informuar. Vetëm 3,5% e të rinjve thonë se nuk janë fare të informuar.

Në lidhje me interesat e tyre, 76,2% përmendën mundësitë për punë dhe jetesë në BE, 55,1% programet për arsimin dhe të rinjtë si Erasmus+, dhe 50% mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Interesat e tjera përfshijnë mjedisin (48,1%), dixhitalizimin dhe inovacionet (44,5%) dhe shkëmbimin kulturor (32,2%).

Sa i përket përfshirjes, 41,6% e të rinjve do të dëshironin të marrin pjesë në dialog me përfaqësues të BE-së, ndërsa 30,5% janë kundër dhe 27,9% nuk janë të sigurt. Megjithatë, mbi 70% e të rinjve e konsiderojnë veten shoqërisht joaktivë, dhe vetëm 8% marrin pjesë në iniciativa politike ose qytetare.

Bojan Kordalov, drejtori për politikë dhe komunikim në Qendrën Evropiane për Ekselencë, e sheh situatën si alarm për veprim:

“Nëse të rinjve nuk u ofrohen mundësi reale, stabilitet dhe mirëkuptim, ata mund të ndalojnë së shikuari të ardhmen e vendit të tyre në BE. Kërkohet një komunikim i ri, i sinqertë dhe më i afërt me të rinjtë, përmes partneriteteve të forta dhe mbështetjes konkrete ekonomike dhe demokratike,” thekson Kordalov.
Publikimi nënvizon se për të përparuar në rrugën evropiane të vendit, është thelbësore përfshirja e të rinjve në jetën demokratike, përfshirë forcimin e qendrave rinore dhe integrimin e të rinjve në proceset e krijimit të politikave.

Publikimi u promovua javën e kaluar në Bruksel dhe pritet të prezantohet në fund të muajit në Shkup për deputetët dhe sektorin qytetar dhe rinor.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjykata në Francë liron nga burgu ish-presidentin Sarkozy

Gjykata e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy të hënën pasdite, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit të Republikës Franceze. Sarkozy, i cili...

Fokus armëpushimi në Gaza, Macron pret nesër në Paris Mahmoud Abbas

Presidenti francez Emmanuel Macron do të presë të martën presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Presidenca franceze ka bërë me dije se gjatë takimit...

Reagon Memli Krasniqi: Mirënjohje për yllin e fushatës, Arian Tahiri- i vetëm përballë aparatit shtetëror

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka reaguar pas rezultateve të rundit të balotazhit. Theks të veçantë, ai i vuri garës së Mitrovicës, ku tha se...

Krasniqi e quan Tahirin “yll të fushatës”: Përballë tërë aparatit shtetëror bëri garë të fortë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale e ka quajtur kandidatin e PDK-së në Mitrovicë,...

Pa truproje; pa xhipa; pa helmim të gjuhës; pa urrejtje; pa nënçmime; pa takime n’2-3 të natës; pa eksploatim të krejt aparatit shtetëror..

Pas fitores së LDK-së në Prishtinë, reagimi i Doarsa Kicës: “Pa truproje, pa xhipa, pa helmim të gjuhës…” Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu