Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i Jul Cezarit (viti 49 p.e.s). Në postimin e tij Lloga shkruan se misioni final nga oligarkia për ti bërë shqiptarët të fragmentuar në çdo cep në çdo fshat nga një prijës është rrumullaksim i ëndrës shekullore që nga Perandoria Osmane përkatësisht nga mbretëria SKS, Jugosllavia ose siç njihet sot “Srbski svet”, shkruan Lloga përcjellë Top24
Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës, përbën rrumbullaksimin e ëndrrës shekullore që nga periudha pas Perandorisë Osmane, përkatësisht nga Mbretëria SKS, Jugosllavia, apo siç emërtohet sot, “srpski svet”.
Operacioni për “zhbërjen” e faktorit politik shqiptar gjatë viteve 2024–2025 është rezultat i planit të përsosur të oligarkisë, i cili pritet të kulmojë kur dy subjektet e etabluara në këtë proces zgjedhor si LD dhe L. Besa, të instalohen, përmes një inxhinieringu politik, njëra si dominancë e pushtetit (vLEN) dhe tjetra në opozitë (Besa). Në këtë mënyrë, përmes këtyre dy formacioneve politike, synohet kontrolli i procesit të fermentimit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për një periudhë afatmesme.
“Alea iacta est” – Jul Cezari (viti 49 p.e.s)
