Kurti shpërndan nga 100 euro për studentët 3 ditë para zgjedhjeve, debati në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka shpërndarë nga 100 euro për studentët vetëm 3 dite para raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë duke ngritur pikëpyetje se kjo është një metodë e blerjes së votës së studenteve. Përmes një mesazhi qe u është dërguar të gjithë studentëve, Kurti u bën me dije se paratë tashme kane kaluar në llogaritë e tyre,

– Advertisement –
“Të nderuar studentë. Më lejoni të ju uroj vitin e ri akademik me lajmin e mirë se ju jeni kualifikuar si përfitues të shtesave të njëhershme prej 100 euro. Me qeverinë tonë studentët gjithmonë do të kenë mbështetjen e shtetit”, është mesazhi që shumë studentë kanë marre më 6 nëntor – tri ditë para balotazhit.

Madje, mesazhi është ridërguar, sepse një i ngjashëm paraprak përmend në fund emrin e Albin Kurtit – duke ngjallur kritika në opinion.

Kurti ka shkruar në Facebook, ku tregoi se jo të gjithë studentët kanë marrë paratë, një grup tjetër do të përfitojë ditëve në vijim – pa treguar kriteret e kategorizimit të këtyre studentëve.

“Sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik. Janë gjithsej 49,623 studentë përfitues të të gjitha drejtimeve e institucioneve arsimore, publike e private që janë procesuar me grupin e parë. Pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohen dhe procesohen me grupin e dytë në ditët në vijim. Me qeverinë tonë, studentët çdoherë do të kenë mbështetjen e shtetit”, ka shkruar Kurti.

Strategjia elektorale e Kurtit është kritikuar gjerësisht – kanë reaguar edhe liderët opozitarë. Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka shkruar në Facebook se studentët nuk mashtrohen lehtë.

“Një kryeministër mashtrues që i ka harruar studentët për pesë vite, tani kinse po kujtohet për ta tri ditë para zgjedhjeve – jo për t’i ndihmuar, por duke dashur t’i mashtroj me nga një mesazh propagandistik dhe 100 euro në llogari. Por studentët nuk mashtrohen kaq lehtë. Ata e dinë se kjo nuk është ndihmë, por hipokrizi me llogari elektorale. Prandaj, ata, bashkë me familjet e tyre që i edukojnë me sakrificë, më 9 nëntor do ta kthejnë përgjigjen e tyre meritore – me dinjitet, me votë dhe me vetëdije”, ka shkruar ai.

Ndërsa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se , këta SMS ‘cringe’, para zgjedhjeve nuk blejnë as heshtjen, as shpresën. Madje, “as votën”, shkruan Abdixhiku.

“Të ardhmen që ua vodhi, në shtetin më të varfër e më të izoluar në Evropë, me arsimin ndër më të fundit në botë, provon t’ua blejë me 100 euro për votë – tre ditë para balotazhit. Një regjim i frikësuar dhe në rënie të lirë, po trajton studentët e Kosovës si material shitblerje zgjedhor. Studentët drejtojnë kohë, rrëzojnë regjime e përcaktojnë epokë. Prandaj, këta SMS ‘cringe’, para zgjedhjeve nuk blejnë as heshtjen, as shpresën. As votën. I keni nënçmuar. Do t’iu kthejnë përgjigje këtë të diel me votë. Kosova është shumë e mençur se sa po e trajton kryepopullisti sot”, ka shkruar Abdixhiku.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Safe City në pikëpyetje, shumica parlamentare nuk i ka votat e nevojshme për vënien në funksion të Safe City

Shumica parlamentare nuk i ka votat e nevojshme për njërin nga ligjet e kryesore për vënien në funksion të sistemit Safe City. Bëhet fjalë...

Kuvendi zgjedh për ministra Muhamet Hoxhën dhe Bekim Salin

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot, në kuadër të seancës së 75-të plenare, zgjodhi Muhamet Hoxhën si Ministër të Mjedisit dhe Bekim Sali si...

Nis përçarja në VLEN, Fatmir Limani kundër Bilall Kasamit dhe Izet Mexhitit

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka dalë hapur kundër qasjes së lidershipit në koalicionin VLEN, duke sinjalizuar përçarje të brendshme...

Pakënaqësi në VLEN: Pas Fatmir Limanit reagon edhe Gazmend Sejfuli

Pas ministrit Fatmir Limani, edhe një tjetër themelues shpreh pakënaqësi ndaj VLEN. Gazmend Sejfuli, një nga themeluesit e Lëvizjes Demokratike, ka reaguar publikisht duke...

Filipçe e Angjushevi milionera, Besimi dhe Etemi me nga 3 vjet burg!

Megjithatë, fajtorët kryesor të tragjedisë, kryetari aktual i LSDM-së, atëkohë ministër i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ish-zëvendëskryeministri Koço Angjushev, pronar i kompanisë që ndërtoi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu