Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik

Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, e vërteta vazhdon të mungojë. Ajo që dikur u shndërrua në një nga rastet më të forta të mobilizimit qytetar dhe politik në Kosovë, sot mbetet një plagë e hapur që as drejtësia, as pushteti, nuk kanë arritur ta mbyllin me përgjigje.

Në nëntor të vitit 2016, pas arrestimit të disa aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, lajmi për vdekjen e Deharit në qelinë e tij tronditi opinionin publik. Qeveria e atëhershme u akuzua për fshehje provash dhe manipulim të hetimit. Protestat masive që pasuan, të udhëhequra nga Vetëvendosje, e kthyen Astrit Deharin në simbol të padrejtësisë dhe represionit politik.

Por me ardhjen në pushtet të Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit, pritjet për zbardhje morën një tjetër peshë – atë të përgjegjësisë institucionale. Pesë vite nën drejtimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, drejtësia për Deharin mbetet ende një premtim i parealizuar. Madje, vetë në kohën e mandatit të saj, nga drejtoria nën kompetencën e Ministrisë së Drejtësisë, janë raportuar shkatërrime provash të rëndësishme, çka e ka thelluar mosbesimin publik.

Vizitat përkujtimore, deklaratat emocionale dhe përdorimi i emrit të Deharit në fjalime politike kanë krijuar ndjesinë se rasti është mbajtur gjallë më shumë për simbolikë sesa për drejtësi reale. Kurti dhe Vetëvendosje, që dikur e ngritën rastin si flamur moral kundër pushtetit, sot përballen me të njëjtin standard që dikur ua kërkonin të tjerëve: përgjegjësi, rezultate dhe transparencë.

Tetë vite më vonë, familja Dehari dhe publiku nuk kërkojnë më premtime apo përvjetorë me lule — kërkojnë atë që mungon që nga dita e parë: të vërtetën, e plotë dhe të pakthyeshme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

Abdixhiku: Konjufca të jetë i sinqertë me vetën dhe ta dijë që nuk e ka shumicën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vlerëson se Kosova nuk mund të ketë më qeveri, e cila nuk e ka shumicën. “Jemi vonë,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu