Nga kulmi i lavdisë te plagët e tradhtisë: Historia e Haqim Ramdanit!

Nga:Rami Mislimi

Deri dje pothuajse i panjohur jashtë kufijve të Bërvenicës, Haqim Ramadani arriti të bëhet një nga emrat më të përfolur të zgjedhjeve të fundit lokale. Jo për madhësinë e komunës, por për përplasjen e tij të hapur me kryeministrin Hristijan Mickovski.

Në një kohë të shkurtër, emri i tij shpërtheu si një vullkan në rrjetet sociale. Nga një figurë lokale, Haqimi u shndërrua në simbol të rezistencës shqiptare në një komunë multietnike, duke e bërë që për të të flasin edhe mediat maqedonase ato të Kosovës e Shqipërisë.

Shpërthimi i “vullkanit” të Haqimit ndodhi pikërisht pas goditjes publike të Mickovskit, i cili paralajmëroi shkarkimin e tij pas 2 nëntorit. Aty nisi bashkimi i shqiptarëve rreth tij, jo vetëm në Bërvenicë, por edhe jashtë saj edhe në diasporë. Ky konflikt verbal u kthye në frymë solidariteti kombëtar, duke elektrizuar opinionin publik shqiptar dhe duke e vendosur Haqimin në qendër të vëmendjes politike vendore e rajonale.

Por, pas çdo ngritjeje të madhe, vjen edhe tronditja. Dhe ajo tronditje erdhi nga vetë shtëpia e tij politike VLEN-i. Në vend që ta mbështesnin, liderët e saj e braktisën. Tronditëse dhe skandaloze mbeti sidomos deklarata e Bilall Kasamit, i cili publikisht u distancua nga “politika etnike” e Haqimit, për t’i bërë qejfin Mickovskit dhe për të ruajtur votat në Tetovë.

Me atë deklaratë, Kasami vulosi tradhtinë ndaj një bashkëpartiaku, ndaj një shqiptari që po luftonte me zemër e shpirt për ta kthyer Bërvenciën shqiptarëve.

Kjo marrëveshje e fshehtë mes VMRO-së dhe VLEN-it u bë në dëm të shqiptarëve të Bërvenicës, që edhe pse janë 65% e popullsisë, mbeti sërish nën drejtimin e një kryetari maqedonas. Numrat flasin, marrëveshjet e pista po ashtu dhe fajtori dihet.

Pas gjithë kësaj, Haqim Ramadani arriti kulmin e tij popullor. Por çdo përpjekje për ta rikthyer komunën sot do të ishte e kotë. Shanset janë thuajse ZERO, as OSBE, as ndërkombëtarët as populli nuk e rikthen më Bërvenicën.

Haqimi u bë simbol i një qëndrese, por edhe viktimë e tradhtisë politike që e goditi nga brenda.

Megjithatë, Haqimi ka fituar diçka që nuk blihet me poste, respektin dhe zemrën e shqiptarëve. Sot ai i ka me vete njerëzit, mërgatën, dhe çdo shqiptar që e ndjen padrejtësinë.

Tani, më shumë se kurrë, Haqimi duhet ta ruajë atë kapital moral. Të mos e zbehë me arsyetime, me statuse e me justifikime. Historia e tij tashmë është shkruar me flakën e një vullkani që u ndez për dinjitetin shqiptar.

Sepse vullkani ndizet shpejt, por edhe shuhet shpejtë. Andaj ai zjarr duhet ruajtur me heshtje të mençur, jo me fjalë në Facbook, arsyetime dhe duke fshehur tradhëtarët.

Bërvenica është mbyllur si kapitull politik, por mund të mbetet e gjallë si simbol kombëtar.

Tradhtarët kanë emra dhe emrat dihen!

Por dinjiteti i Haqimit do të mbetet, nëse ai zgjedh heshtjen e burrave të mëdhenj e jo statuset e njëpasnjëshme në Facebook!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu