Haqim Ramadani nuk pret shkarkimin nga Mickoski- jep dorëheqje nga posti i drejtorit të Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale

Haqim Ramadani ka njoftuar dorëheqjen e tij nga posti i drejtorit të Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale, duke e shoqëruar vendimin me një mesazh të fortë emocional dhe simbolik për lidhjen e tij me komunën që përfaqëson.

Në reagimin e tij, Ramadani theksoi se vendlindja dhe qytetarët e tij janë mbi çdo pozitë dhe interes politik.

“Si diamanti që është i vogël, por me vlerë të madhe, ashtu edhe komuna jonë është e vogël në madhësi, por e madhe në vlerë!
Siç kanë bërë burrat e vërtetë dikur, edhe unë sot deklaroj me krenari se, kur është në pyetje banori im – kudo që ndodhet – unë qëndroj pranë tij.
Prandaj, me nder e dinjitet, jap dorëheqje nga posti i drejtorit ku kam qenë deri më tani, sepse mbi çdo detyrë dhe pozitë, për mua qëndron KOMUNA IME!”

Në fund të reagimit, Ramadani shtoi se dashuria për komunën e tij është më e madhe se çdo qytet apo ambicie personale:

“Komuna ime është shpirti im! Ajo për mua është më e madhe se Tetova, Shkupi, Çairi e Kumanova së bashku – sepse aty rreh zemra ime dhe aty fillon dashuria ime për vendin.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu