Dimitrievski: Nuk do të lejojmë që maqedonasit të ndihen si qytetarë të dorës së dytë në vendin e tyre

“Lëvizja ZNAM – për Maqedoninë tonë” është aktualisht subjekti i sapoformuar politik e udhëhequr nga Maksim Dimitirevski, kryetar i komunës së Kumanovës.

Ai në emisionin debatues “Biseda të vështira” në Infomax ka theksuar se nuk do të lejoj që maqedonasit të ndihen si qytetarë të dorës së dytë në vendin e tyre.

“Qytetarët i njohin politikat tona. Ne nuk po luftojmë për pushtet. Ne do të luftojmë për përgjegjësi. Premtoj këtu në studion tuaj dhe publikisht se pas zgjedhjeve, në një ditë të bukur të nëntë majit, gjërat në Maqedoni nuk do të jenë njësoj, nga çdo aspekt. Së pari, ne kurrë nuk do të lejojmë që maqedonasit të frustrohet dhe të ndihet si qytetar i dorës së dytë në vendin e tij. Kurrë më nuk do të lejojmë që qytetarët e Maqedonisë të manipulohen ashtu siç janë manipuluar më parë. Do të rrisim transparencën në të gjitha segmentet e shtetit dhe do të punojmë në reforma konkrete”, shtoi Dimitrievski.

Ai tha se pret që Lëvizja ZNAM të jetë krijuesi i koalicionit të ardhshëm qeveritar. I pyetur nëse qëndron pas konceptit – një shoqëri për të gjithë, Dimitrievski tha se një shoqëri për të gjithë nënkupton të drejta dhe detyrime të barabarta për të gjithë, por fatkeqësisht shoqëria për të gjithë është shndërruar në shoqëri për individët.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti sulmon kandidatin e PDK-së në Mitrovicë: Po garojnë me gomë rezervë

Në një tubim në Mitrovicë, Albin Kurti ofendoi kandidatin e PDK-së Arian Tahiri duke e quajtur “gomë rezervë” teksa kërkoi mbështetje për Faton Pecin Kryeministri...

Bujar Osmani prezanton 5 zotime kyçe për shëndetësinë në Çair

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka prezantuar pesë zotime kryesore që synojnë përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Në planin e...

Shefi i shtabit të VLEN-it në Zhelinë, Latif Arifi, bën thirrje: Nuk është patjetër ta votoni Blerimin

Shefi i shtabit zgjedhorë në Zhelinë, Latif Arifi dje ka akuzuar pronarin e TS, Rami Mislmi se po shpif. I menjëhershëm ishte reagimi i...

MPB: NË ARTARINË NË GOSTIVAR JANË VJEDHUR 18 KLIOGRAMË FLORI

MPB: NË ARTARINË NË GOSTIVAR JANË VJEDHUR 18 KLIOGRAMË FLORI MPB njofton se më 10.10.2025, në orën 18:45, në SPB Tetovë është raportuar se katër...

Osmani: Mirë që Mickoski është i vetëdijshëm se Qeveria është e paqëndrueshme

Mesazhi që do ta dërgojnë qytetarët më 19 tetor nuk do të jetë vetëm votim në zgjedhjet lokale, por çdo qytetar që do të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu